kjo maske me vetem 3 perberes do ju ndihmoje per te hidratuar dhe ushqyer fytyren 627e4b17e9ff5

Kjo maskë me vetëm 3 përbërës do ju ndihmojë për të hidratuar dhe ushqyer fytyrën

May 13, 2022
1 minut lexim

Hidratimi është shumë i rëndësishëm për lëkurën tuaj, pasi një lëkurë jo e hidratuar duket pa jetë dhe ju tregon edhe më të mëdha në moshë nga sa jeni. Kremërat hidratues në treg janë të shumtë, megjithatë një maskë në kushte shtëpie të paktën një herë në javë, do t’ju ndihmojë akoma më shumë. Meqë keni fundjavën përpara, merrni pak kohë për veten, për të bërë një maskë të thjeshtë që hidraton dhe ushqen lëkurën e fytyrës.

Përbërësit që ju duhen:

– ½ avokado

– 1 lugë gjelle mjaltë

– 1 dorë tërshërë

Duket si një mëngjes i bukur për t’u fotografuar, nga ata të shohim në Instagram, por në fakt këta përbërës funksionojnë shumë mirë për lëkurën e fytyrës. Mjalti është një hidratues shumë i mirë, si dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar. Tërshëra është shumë e mirë për të ushqyer dhe qetësuar lëkurën e acaruar. Përzieni mjaltin dhe tërshërën me gjysmë avokadoje (vetitë e së cilës njihen shumë mirë) të bërë pure, nëse nuk ju ndodhet avokadoja, zëvendësojeni me 3 lugë gjelle qumësht.

Lëreni për 15 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të bollshëm. Lëkurën do ta ndjeni më të butë dhe më të hidratuar.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

hamilton ne lufte me fia britaniku rrezikon te ndeshkohet per nje arsye te cuditshme 627e4b13d1c4b
Story i mëparshëm

Hamilton në “luftë” me FIA, britaniku rrezikon të ndëshkohet për një arsye të çuditshme

nje paragraf per abortin dhe shfuqizimi i tij ne gjermani 627e4b1d1b18e
Story i radhës

Një paragraf për abortin dhe shfuqizimi i tij në Gjermani

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë