Simulimi i jetës nga Koreja e Jugut, inZOI, do të dalë këtë të premte, më 28 mars, dhe pak para prezantimit është bërë video-loja më e pritur në platformën Steam.
Numri i lojtarëve që e kanë shtuar inZOI në listën e tyre të dëshirave ka tejkaluar atë të platformerit të njohur Hollow Knight: Silksong, që më parë mbante vendin e parë.
Në total, më shumë se 240 mijë përdorues të Steamit po e ndjekin dhe janë të interesuar për këtë video-lojë të ardhshme. inZOI këtë javë do të dalë në versionin “qasje të hershme” dhe do të kushtojë 40 euro.
Fillimisht, loja do të ofrojë mundësinë për të krijuar personazhe, për të dekoruar shtëpinë e vet dhe për të shëtitur në një qytet virtual, si dhe për të komunikuar me personazhe të tjerë, sipas raportimeve nga faqja HCL.
Ndryshe nga The Sims, inZOI premton grafikë më realiste dhe një zbatim të avancuar të teknologjisë AI gjenerative.
Për shembull, lojtarët do të mund të fotografojnë objekte nga mjedisi i tyre dhe t’i shtojnë ato në lojë si modele 3D.
Gjithashtu, do të kenë mundësinë të regjistrojnë lëvizjet e veta ose të dikujt tjetër dhe t’i përdorin ato për të krijuar animacione për personazhet e lojës duke përdorur teknologjinë AI.
Burimi: botasot.info