Kjo është vendimi i Alternativës pas takimit me Kovaçevskin!?

Pas takimit me kryeministrin Kovaçevski, në një prononcim për Klan Maqedoni nga Alternativa thonë se do të jenë organet partiake ata që do të marrin vendimin.

“Jemi gati për të gjitha sfidat. Ky është një skenar i pritshëm për ne. Autoritetet partiake do të marrin një qëndrim përfundimtar pas zyrtarizimit të koalicionit të ri”, thonë për KlanM nga Alternativa.

Gjatë ditës së sotme priten informata më të detajuara në lidhje me arritjen apo jo të marrëveshjes për zgjerimin e koalicionit qeveritar edhe me Aleancën për Shqiptarët./KlanMacedonia

Story i mëparshëm

Siri, numri i të vdekurve nga tërmetet rritet në mbi 2.800

Story i radhës

​Trafikuan narkotikë dënohen dy persona në Novobërdë

Të fundit nga