kjo eshte rruga qe dashuria te te ece 61fa3269c3290

Kjo është rruga që dashuria të të ecë

February 2, 2022
1 minut lexim

Në fakt nuk ka një recetë preçize për të qenë i lumtur në dashuri, ama ti mund të bësh pjesën që të takon duke ndjekur 8 rregulla që të paktën për gjërat që ke në dorë, çdo gjë të shkojë mirë.

Mos e gënje veten duke menduar se gjërat do ndryshojnë dhe ai do bëhet më i mirë ose do ndalojë së qeni toksik. Këto ndodhin vetëm në filma.

Bëje të qartë çfarë do dhe lëri hapësirë edhe personit tjetër të bëjë të njëjtën gjë. Flisni përherë hapur, pa sinjale e nënkuptime.

Mos prano copëza dashurie. Një person që nuk tregon seriozitet në dashuri dhe mënyrën si të përkushtohet, nuk e meriton farë vëmendjen tënde.

Mos u trego i pasigurt. Partneri do përfitojë gjithmonë nga ajo ndjesi që ti i jep dhe do e shfrytëzojë në favor të vetes.

Mos u var nga aprovimi i tij. Nuk duhet të kërkosh asnjëherë aprovimin e dikujt që të përcaktoj personin që je dhe si ndihesh. Asnjëhere nuk do i kënaqësh të gjithë.

Mos shko pas djemve të pashpresë. Nuk ke pse i dedikon jetën tënde rregullimit të jetës së dikujt tjetër.

Mos ki frikë nga refuzimi. Ai nuk të do?  E çfarë pastaj?  Jeta vazhdon, madje më e bukur, e plot risi. Tjetri…

Një lidhje nuk të bën të lumtur. Para se të kërkosh dikë, duhet të kesh gjetur lumturinë brenda vetes tënde. Personi i dytë është vetëm plotësues.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

d0bfd0b0d0bdd0b4d0b5d0bcd0b8d198d0b0 d181d0bed181d182d0bed198d0b1d0b0d182d0b0 d181d182d0b0d0b1d0b8d0bbd0bdd0b0 d0b0 d180 61fa317590983
Story i mëparshëm

ПАНДЕМИЈА: Состојбата „стабилна“, а расте бројот на починати и хоспитализирани

presidenti ukrainas konflikti ushtarak me rusine do te nenkuptonte lufte te pergjithshme ne evrope 61fa326c26b78
Story i radhës

Presidenti ukrainas: Konflikti ushtarak me Rusinë do të nënkuptonte luftë të përgjithshme në Evropë

Të fundit nga

ShkoLartë