“Kjo është punë që do të bëhet” – thotë Ibrahimi kur pyetet se a do të hyjnë në Qeveri pa ndryshime kushtetuese?

1 minut lexim

“Unë nuk i ha fjalët.
Nuk i hani fjalët?
Jo…
Si flitet për ndarje të pushtetit, pa mbaruar Kushtetuta?
Pse?
Sepse është punë tjetër.
VMRO po thotë se s’keni kushte?
Formimi i Qeverisë duhet të ketë 61 deputetë, ndryshimet kushtetuese duhet të kenë 80 vota.
Ju po thoni se do të hyni në Qeveri pa miratuar ndryshimet kushtetuese?
Kjo është punë që do të bëhet…”.

Ky është debati që është zhvilluar sonte në ClickPlus mes udhëheqësit të emisionit dhe Zeqirija Ibrahimit të VLEN-it.

Edhe pse moderatori disa herë tha se a po i hanë fjalët se “nuk do të hyjnë në Qeveri pa ndryshime kushtetuese”, Ibrahimi disa herë përsëriti se formimi i Qeverisë është çështje tjetër, ndërkaq ndryshimet kushtetuese janë çështje tjetër.

Ibrahimi këtë e arsyetoi edhe me numrin e votave që duhet për t’u miratuar dy çështjet në fjalë në Kuvend./TV21

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Agani: Kodi Civil është agjendë pseudo-liberale

Story i radhës

“Kokorroçin mos e bëj me mua”, debat i fortë mes Babaramos dhe Ndrecës: Mos ma trash zërin!

Të fundit nga