Kjo është nota e Januzajt dhe Uzunit në Spanjë

Myrto Uzuni sërish titullar në LaLiga, por skuadra e sulmuesit kuqezi, Granada, nuk ia doli të merrte pikë në fushën e Real Sociedadit, ku u mposht 2-0.

Skuadra baske realizoi nga një gol në çdo pjesë, për të marrë fitoren e 10-të sezonale, që e çon në kuotën e 38 pikëve, në vendin e 6-të.

Oyarzabal realizoi me 11-metërsh në fundin e pjesës së parë, duke zhbllokuar rezultatin, ndërsa të dytin e shënoi Raofinha në të 74-tën, i shërbyer pikërisht nga lojtari i kombëtares spanjolle.

Uzuni, në fakt, qëndroi në fushë 63 minuta, pasi u zëvendësua nga Puertas.

Në anën tjetër, Adnan Januzaj kompletoi 90 minuta dhe zhvilloi ndeshje të shkëlqyeshme në repartin ofenziv.

Paraqitja e Uzunit u vlerësua me notën 6.5, kurse Januzaj me një nga notat më të mira në ndeshje – 7.3, nga ‘SofaScore’.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto katër shenja do të kenë ditën më të bukur të Shën Valentinit – Për disa kjo do të jetë një pikë kthese

Story i radhës

Vrasja në Shkodër, viktima punonjës i ujësjellës kanalizimeve

Të fundit nga