kjo eshte mosha e duhur per ta vendosur femijen ne dhomen e vet 67b0da54a4c73

Kjo është mosha e duhur për ta vendosur fëmijën në dhomën e vet…

February 15, 2025
1 minut lexim

 Një studim i ri ka rihapur debatin se kur bebet duhet të fillojnë të flenë në dhomën e tyre.

Studimi sugjeron se mosha 6 muajsh është koha e duhur që foshnje të fillojë të flejë në dhomën e tij, gjë që bie në kundërshtim me sugjerimet e bëra nga “American Academy of Pediatrics”, e cila mendon se bebet duhet të flenë në dhomën e tyre pas moshës 1 vjeçare.

Sipas studimit të ri, kjo kohë është shumë e gjatë dhe sa më gjatë që foshnja të flejë në të njëjtën dhomë me prindërit, aq më keq do të jenë rezultatet lidhur me gjumin e tij. Për këtë studim, shkencëtarë nga “Pennsilvania State University” vëzhguan 230 nëna dhe panë se sa gjumë ishin duke bërë bebet e tyre gjatë 2.5 viteve.

Në moshën 4 mujore gjumi më i gjatë që arrinte të bënte një bebe që flinte në një dhomë me prindërit ishte 7 orë ndërsa tek bebet që flinin në dhomën e tyre arrinte deri në 8 orë pa ndërprerje.

Në moshën 9 mujore bebet që flinin në dhomën e tyre arrinin të flinin 40 minuta më shumë se bebet që flinin së bashku me prindërit.

Por fakti më surprizues ishte se ky trend vazhdonte edhe pas moshës 2 vjeçare ku sipas raportimit të CNN bebet që flenë në dhomat e tyre jo vetëm që flenë për periudha më të gjata kohore por dhe bëjnë një gjumë më të qetë gjatë natës si dhe kanë më pak mundësi të kërkojnë të lëvizin në shtratin e prindërve gjatë natës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

termeti me magnitude 4 7 godet greqine 67b0d8b4be6ff
Story i mëparshëm

Tërmeti me magnitudë 4.7 godet Greqinë

takimi mucunski georgiev raportet shkup sofje te ngarkuar me konteste dypaleshe 67b0de8cc68a6
Story i radhës

Takimi Mucunski – Georgiev: Raportet Shkup – Sofje të ngarkuar me konteste dypalëshe!

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë