Kjo është kompania që do të investojë 186 milionë Euro në Kodrën e Diellit në Tetovë

Kompania “TechnoAlpin”, e cila do të jetë partner strategjik për zhvillimin e qendrës së skijimit në Kodrën e Diellit në Tetovë, është lider botëror në prodhimin e topave për borë artificiale, me të ardhura vjetore mbi 100 milionë euro.

Kompania, siç mund të shihet në faqen e saj të internetit, ka investuar 6 milionë euro në inovacion dhe ka 16 filiale në 13 vende ku punësohen mbi 600 persona. Ajo ka 2,400 klientë në 55 vende, kryesisht vendpushimet e skive. Në Itali, kjo kompani menaxhon mbi 1200 kilometra shtigje në 12 zona skijimi në Alpet Dolomite.

Marketing

“TechnoAlpine” është një kompani ekperte t kur bëhet fjalë për bërjen e borës, me më shumë përvojë si furnizues i sistemeve “çelës në dorë” dhe aftësinë për të ofruar një zgjidhje optimale për çdo kërkesë për bërjen e borës dhe për këtë arsye garanton cilësi të përsosur të borës, shkruan në webfaqen e tyre, përcjell TS.

Kompania “TechnoAlpine” është partnere e Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Dimërore dhe është partnere e një sërë ngjarjesh skijimi.

Kjo kompani  është gjithashtu aktive në rajon. Bashkëpunon me të gjitha qendrat e skijimit në Bullgari dhe së fundmi ka instaluar topa bore në Jahorinë, Bosnje dhe Hercegovinë. Topat e saj të borës janë instaluar edhe në qendrat serbe të skive.

Bashkëpronari dhe CEO i “TechnoAlpine”, Erich Gummerer, është pronar i kompanisë “Vitosha-ski”, e cila tani po zhvillon edhe qendrën e skijimit në malin Vitosha afër Sofjes.

Siç shkruajnë mediat bullgare një vit më parë, kjo kompani dhe kompania “Julen”, e cila është koncesionere e zonës së skive në Bansko, i përkasin kompanive të regjistruara në një zonë offshore. Të dy kompanitë ishin të lidhura me bashkëpronarin e Bankës së Parë të Investimeve dhe presidentin e Federatës Bullgare të Skive Ceko Minev, i cili u emërua pronar i “Julen” nga kryeministri i atëhershëm i Bullgarisë Bojko Borisov. Më vonë u konstatua se pronari i vërtetë i “Julen” ishte legjenda e skijimit Mark Girardelli.

Story i mëparshëm

“Ku është?”/ Ia dhuroi për 3-vjetorin e lidhjes, Donald Veshaj i kërkon publikisht varësen Bora Zemanit

Story i radhës

A ka vërtet kaq shumë oferta? 5 fakte interesante për “të premten e zezë”

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez