Kjo është e vetmja ngjyrë që Meghan Markle nuk e vesh kurrë në publik

min lexim

Meqenëse është një nga gratë më të fotografuara në botë, Meghan Markle e di mirë që çdo zgjedhje e veshjeve të saj do të shpërndahet në rrjet dhe do të mbetet gjatë në kujtesë. Për këtë arsye, jo pak herë Meghan është përballur edhe me kritika për stilin e veshjeve të saj, por po ashtu ka marrë edhe shumë vlerësime nga fansat, nga kritikët dhe njohësit e mirë të modës. Nëse ndodh që Markle zgjedh ndonjë veshje specifike nga një markë e njohur ose jo, dihet që ajo nuk do të jetë në treg për shumë kohë.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e ngjyrave, Dukesha e Sussex-it ka veshur një sërë nuancash të ndryshme, që kur iu bashkua familjes mbretërore, madje edhe kur u largua prej saj, por ka një nuancë me të cilën nuk do ta shihni kurrë. Ka një ngjyrë që Markle refuzon të veshë në publik.

Markle ka dalë me ngjyra të ndryshme që kur është martuar me Princin Harry. E kemi parë me shumë ngjyra pastel dhe neutrale, por ndonjëherë ka veshur edhe disa nuanca më të guximshme. Megjithatë, ka një ngjyrë që dukesha nuk e vesh dhe ajo është portokallia. Në fakt, edhe kunata e Markle, Kate Middleton, nuk e vesh kurrë këtë ngjyrë.

Të gjithë fansat e familjes mbretërore e dinë mirë se mbretëresha Elizabeth II, sigurisht që nuk kishte frikë të guxonte edhe me portokalli të ndezur, por pse dukeshat nuk e veshin?

Sipas The Express, “nuk ka asnjë rregull mbretëror të modës që i pengon (gratë) të vishen me portokalli, por besohet se portokallia nuk fotografohet aq mirë sa ngjyrat e tjera”.

Mbretëresha, nga ana tjetër, nuk mund të shqetësohej shumë për mënyrën se si dilnin fotografitë, pasi ajo gjithmonë zgjidhte ngjyra të theksuara dhe neoni, në mënyrë që të dallohej në turmë.

“Ajo duhet të dallohet, që njerëzit të jenë në gjendje të thonë “Pashë mbretëreshën”, shpjegonte Sophie, kontesha e Wessex-it, në dokumentarin e vitit 2017, “Mbretëresha”, e pyetur për ngjyrat e forta që zgjidhte Mbretëresha sa herë që dilte në publik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Kemi për 75 ditë rezerva naftë”, Vuciq: Do të ndërtojmë naftësjellës që kalojnë në Hungari dhe Shqipëri

Story i radhës

Hera e parë që një lojtar i Shqipërisë shënon me Chelsea

Të fundit nga