Po të kishin vënë bast se dy ndeshjet do të përfundojnë me rezultat identik, padyshim se do t’ia huqni!
E pazakontë në lojën e hendbolli, dy ekipe që u takuan mes vete, Graçanica e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kastrioti i Ferizajt (meshkujt), befasuan jo me lojë por me rezultat në kuadër të rrethit të parë të Kupës së EHF-it.
Rezultati si me 10 shtator si me 11 shtator, i njëjti.
Graçanica dje fitoi me rezultat 36:22, po ashtu edhe sot me 36:22.
Edhe tifozët boshnjakët mbeten të befasuar, ky rezultat identik padyshim se është i rrallë në botën e hendbollit mes dy ekipeve dhe brenda dy ditëve.
Nëse për asgjë nuk mund të mburren Kastriotit, të paktën që kanë arritur rezultat identik në dy ndeshje, e pazakontë apo jo!