Johannes Ucan dhe Granit Xhaka do të krijojnë një sipërmarrje të përbashkët në pranverën e vitit 2023.
“Granit Xhaka aktualisht po bën emër me kombëtaren e Zvicrës në Katar. Kapiteni e udhëhoqi skuadrën në të tetën e finales së Kupës së Botës dhe do ta takohen me Portugalinë (të martën nga ora 20:00).
30-vjeçari e bëri sërish të qartë se është lider i qartë i kombëtares së Zvicrës. Ai tani dëshiron të përdorë cilësitë e tij drejtuese edhe jashtë fushës.
Xhaka hyn në mesin e sipërmarrësve të modës.
Ylli i Arsenalit tashmë është i regjistruar në regjistrin tregtar të kantonit të Luzernit, siç raporton ‘Handelzeitung’. Kompania Jucan × Xhaka u themelua në Horw. Ylli i Kombëtares është i regjistruar si bord drejtues.
Sipas informacioneve të “20 min”, themelimi i kompanisë ka nisur para fillimit të Kupës së Botës.
Nisja është planifikuar për pranverën e vitit 2023″m shkruan media zvicerane.
Johannes Ucan, bashkëthemelues dhe pronar i markës së modës Jucan, e konfirmon këtë kur u pyet nga “20 Min”.
“Me Granitin jemi miq prej kohësh, ai më ka mbështetur gjithmonë me markën e kostumit tim”.
Këtë po e shohin aktualisht edhe teleshikuesit e SRF dhe Blue. Kapiteni i kombëtares reklamon atje një reklamë së bashku me Djibril Sow dhe Haris Seferoviq për kostumet Jucan. Ucan tashmë e kishte qepur edhe kostumin për dasmën e kapitenit të kombëtares.
“Çfarë saktësisht, nuk mund t’ju them ende. Vetëm kaq: Nisja do të jetë në pranverën e vitit 2023. Në fund të fundit, Graniti është ende i zënë në Kupën e Botës, shpresojmë edhe për disa ditë të tjera”, tha Ucan”, transmeton “20min”.