Dritaret përgjithësisht janë këndore, kryesisht drejtkëndëshe, mirëpo edhe katrore e trekëndëshe.
I njëjti rregull është ndjekur edhe nga veturat. Mirëpo, ky ‘rregull’ nuk vlen edhe për avionët, dritaret e të cilëve janë rrethore. Megjithatë, jo çdoherë ka qenë kështu.
Në fillim, edhe avionët kanë pasur dritare këndore, mirëpo pas dy aksidenteve në vitin 1954, në njërin prej të cilëve humbën jetën 56 pasagjerë, ishte konstatuar që një defekt në cepin e dritares kishte çuar në shkatërrimin e gjithë avionit.
Gjatë testeve të mëvonshme u vërtetua se 70% e shtypjes së aeroplanit përqendrohej në këndet e mprehta të dritareve, prandaj që atëherë u vendos që dritaret e avionëve të jenë gjithmonë rrethore.
Burimi: GAZETA.MK