Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, ka një propozim interesant dhe të fuqishëm që lidhet e tëra me stadiumin ku mbrëmë u shemb Serbia.
Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, Shaban Tërstena, thotë se Stadiumin ‘974’’ të emërtohet “Xhaka – Shaqiri”..
Shaban Tërstena
“Stadiumin ‘974’’ të cilin do ta marrë si dhuratë populli i Kosovës: Të quhet me dy emrat legjendarëve të kombit shqiptar… “Xhaka dhe Shaqiri”.
Ky është mendimi im si një sportist Shqiptar”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook. Kjo do t’i elektrizojë dhe më shumë serbët.