Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni i Kosovës është mbytur të mërkurën në plazhin e Velikës në Ulqin, raporton Vijesti. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 3 gusht rreth orës 15:00, ndërsa është publikuar vetëm ditën e sotme nga mediat e Malit të Zi.
Pas mbërritjes në vendngjarje, ekipi mjekësor i urgjencës ka tentuar reanimimin, por pa rezultat. Rasti është vënë në dijeni të Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, e cila ka urdhëruar kryerjen e obduksionit të trupit. Autopsia tregoi se ishte mbytur.
Sipas Vijesti, djali ka ardhur në plazh me vëllain, por nuk e ka vënë re se ai po mbytej. Ai është nxjerrë në breg nga një turist nga Kosova, i cili ka vërejtur se fëmija në mënyrë të panatyrshme po pluskonte në cekëtinë.
Ekipet e shpëtimit kanë tentuar edhe reanimacionin para mbërritjes së ambulancës, por pa sukses.