Kishte përshtatur lokalin për organizim e lojërave të fatit dhe përdorimin e lëndëve narkotike, 10 të arrestuar në Elbasan, mes tyre edhe administratori

October 26, 2024
min lexim

Arrestohet një 35-vjeçar në Elbasan, pasi kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit dhe përdorimit të lëndëve narkotike.

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe 9 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë në lokal, duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin.

Gjatë operacionit policor të koduar “Texas Poker”, u gjetën dhe u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 2 valixhe me çipsa, 8 pako letra bixhozi, 11 aparate celulare, lëndë narkotike, 2 grirëse të kësaj lënde, shuma parash në lekë, euro dhe paund të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, angazhim maksimal për goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Texas Poker “.

Kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit dhe për përdorim të lëndëve narkotike, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.

Gjithashtu, vihen në pranga 9 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë në lokal, duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin.

Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri, 2 valixhe me çipsa, 8 pako letra bixhozi, 11 aparate celulare, lëndë narkotike, 2 grirëse të kësaj lënde, suma parash (lekë, euro dhe paund), të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Texas Poker”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

– B. S., 35 vjeç, banues në Elbasan (administrator i lokalit) për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”;

– P. O., F. Q., K. I., R. P., P. S., E. D., dhe I. R., për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”;

-Ç. Xh., dhe A. B., për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë këta shtetas, duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal që e kishte marrë me qira shtetasi B. S., në fshatin Labinot fushë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 2 valixhe me çipsa, 8 pako letra bixhozi, 11 aparate celulare, lëndë narkotike, 2 grirëse të kësaj lënde, shuma parash në lekë, euro dhe paund të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

M-NAV, ndryshime në Këshillin Mbikëqyrës! Edmond Kaliqi zëvendësohet me Millorad Milanoviq

Story i radhës

Von Der Leyen për Osmanin: Po punon shumë për të ardhmen evropiane, zgjerimi do të mbetet prioritet i imi

Të fundit nga

ShkoLartë