Kishte fshehur në kabinën e kamionit 30 mijë euro me qëllim trafikimin drejt Shqipërisë, e pëson 38-vjeçari në Kapshticë

September 26, 2024
1 minut lexim

Procedohet penalisht një 38-vjeçar, i cili kishte fshehur në kabinën e kamionit që drejtonte 30 mijë euro me qëllim që të hynin në Shqipëri.

38-vjeçari u ndalua në pikën kufitare të Kapshticës, ku gjatë kontrollit fizik u gjet shuma e madhe e parave.

“Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, më qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, kamioni tip “Volvo”, me drejtues shtetasin G. Gj.. Gjatë kontrolleve, në kasetën e kabinës së kamionit, u gjetën të fshehura 30 000 euro, të cilat shtetasi G. Gj. synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konfrom ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Gj., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumën e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Antidroga zbulon rreth 1 mijë e 800 fije kanabis në disa parcela Panorc të Malishevës, të dyshuarit nga Shqipëria

Story i radhës

Pa energji elektrike disa pjesë të Sarajit

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë