“Kishte 2-3 ditë që më merrte për pulsin dhe tensionin!”/ Studiuesi rrëfen bisedën me Myftarajn para vetëvrasjes

min lexim

Studiuesi Ndriçim Kulla, në një intervistë për gazetaren Fatmira Nikolli, ka folur mbi vetëvrasjen e analistit dhe gazetarit Kastriot Myftaraj.

Kulla ka deklaruar se i ndjeri në telefonatat e fundit me të dukej si një njeri që kujdesej për shëndetin dhe jo dikush që mund të zgjidhte të largohej nga jeta.

Ai ka apeluar se shteti duhet të bëjë gjithçka të mundet për të zgjidhur çështjen, sepse Myftaraj sipas tij nuk ishte njeri i dobët, por luftarak që e donte jetën.

“Dua të bëj një rezyme si e njoh unë Myftarajn. Unë jam botues ndërsa ai autor librash. Fillimisht kam hezituar ta pranoja për shkak të profilit problematik që kishte krijuar. E kisha paragjykuar por fillimisht publikova biografinë e Enver Hoxhës.

Fillimisht kam pasur marrëdhënie korrekte dhe të ftohta, pastaj më tërhiqte publicistika e tij. Ishte një gjë e re, më trondiste erudicioni i tij, nisa ta njoha nga afër dhe më sugjestionoi memoria, kultura dhe informacioni që kishte ky njeri. Në temat historike ai ishte brilant. Nisa ta rivlerësoja.

E jona ishte një marrëdhënie 20 vjeçare.

Kohët e fundit kishte zbuluar që kishte një sëmundje. Më kërkon doktor Petrela për të vepruar sepse u diagnostikua me një sëmundje të pashërueshme.

Kontaktova me doktor Mentorin, ai ishte shumë i shqetësuar për të dhe më pyeti si do të veprojmë sepse ai nuk e di. Unë i sugjerova diçka se duhet parë edhe sëmundja klinike. Ai kishte 5 vite, nëse do e kishte një kancer agresiv siç thonin mjekët, do ti kishte mbirë bari. Mendoj që ka diçka tjetër i thashë.

Gjatë kësaj kohe i doli nga spitali. emocionet e udhëhoqën jo arsyeja që doli nga spitali. Për fat të keq në spitalet tona nuk bëhen as analizat e biopsisë së tiroides.

Problemi i tumorit të tij që mund të mos ishte i rrezikshëm sipas informacioneve që kam. Aty nisën përpëlitjet e tij.

As 15 ditë nuk ka që e mori vesh që kishte tumor. I shpjegova që mund të mos jetë agresiv dhe pas operacionit mund të jetosh edhe 100 vjet.

Ai dyshonte dhe kishte një mosbesim. Kishte edhe një gjyq me kryeministrin zotin Edi Rama kjo është publike”, tha zoti Kulla.

Në raport me ju kishte shpresa që do ja dilte apo e kishte mundur sëmundja psikologjikisht.

Kulla: Jo nuk e kishte mundur ai ishte i fortë. Kjo më çudit ai ishte luftëtar. Të gjithë jemi dëshmitar të luftërave që bënte ai. dukej si një Don Kishot.

Në gjykimin tim ai kishte paragjykim ndaj shoqërisë, mendimet e tij ishin të parakohshme. Ishte njeri me drejtim perëndimor qëndrimet e tjera ishin pak ekstreme.

Ende kam presione që si botues kam pranuar atë. Kam bërë shumë mirë që e kam pranuar sepse kam ndikuar në moderimin e mendimeve të tij.

Nuk mund të them që ishte paranojë por kishte një arsyetim racional që jam i kërcënuar, do më helmojnë. Nuk di të them si e bëri atë plan sepse bisedën e fundit apo parafundit mund ta ketë bërë me mua Dje në 9:47. Isha në Sarandë dhe po kthehesha.

Kishte 2-3 dit që më merrte për pulsin dhe tensionin. Më thoshte si i nënshtron tensionin e lartë dhe i jepja instruktazhet e mia.

Më mori herën e fundit edhe e pyeta si je. Më tha kam qenë i qetë. Një njeri që kujdeset për tensionin 2 orë para se të vetëvritej tregon se e do dhe kujdeset për jetën.

Nuk ka qenë i çakorduar. Më duket e çuditshme.

Më telefononte se ka parë historikun e sëmundjes sime me tensionin. nuk më kishte shprehur asnjë frikë.

I thoja ikim në një spital tjetër, kishte frikë se mos e helmonin dhe vrisnin. Këtë manifestonte në bisedat me mua.
Nuk jam specialit, nuk them as nëse është vrarë apo trysnuar për tu vetëvrarë por karakteri i tij ishte spartan, nuk arrinte në vetëvrasje. Shkenca mund ta sqarojë më mirë. Kishte frikë se kishte pasur presione publike.

Nuk isha unë njeriu që bënte të tilla biseda. Ai nuk kishe bërë ndonjë krim.

Kishte debate publike me personat publikë. Ai kishte frikë nga institucionet jo personat. Nuk kishte besim tek shteti.

Më tha që po përgatitej që në datën 10 të ikte në Zvicër për tu mjekuar, ekzaminuar sepse këtu sipas tij nuk kishte mundësi të bënte biopsinë e tiroides që mund të shkaktonte problemin. Këtë donte të bënte.

Unë nuk pashë asnjë shenjë edhe nga zëri sepse të mendosh të planifikosh vdekjen, njeriu përgatit veten edhe shpirtërisht, duhet të jetosh errësirën dhe krimin.

Unë nuk pashë asnjë shenjë. E monitororoja se më vinte shumë keq duke ditur edhe rrethanat e tij familjare që jeton me një nënë 90 vjeçe.

Ishte njeri emocional. Kishim plane për botime. Ai bënte vëllimin e 3 dhe 4 të Enver Hoxhës. Kishim një ide që ma kishte sugjeruar ai, të marrim kujtimet e Nolit.

Kishte plane për të ardhmen. Planet janë diskutuar edhe kur doli nga spitali, u ulëm në një kafe nuk doja ta hapja bisedën por e hapi vetë. Më tha duhet bërë se është e bukur..

Nuk mund të mos respektoj kulturën që ka krijuar në Shqipëri ky njeri, është një aset që ka thyer shumë tabu. Ka bërë edhe dëme, ka fyer njerëz. Ai ishte një karakter kontravers.

Kur thoshte për shembull duhet bombarduar Medina dhe Meka, kjo është herezi dhe nuk mund ta pranoj.

Reagimi i parë kur mora vesh vetëvrasjen, edhe e besoj kur kam parasysh momentin dëshpërues të tillë. Nuk besoj shumë tek shteti e policia mendoj që shteti për të pastruar veten duhet të hulumtojë e të krijojë një grup ekspertize.

Më vjen keq e ndjej shumë me vjen keq për familjen që humbi një njeri që kishte shumë kohë për të jetuar se iku në kohën që ishte përgatitur për të qenë kontribues i shoqërisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Reali kërkon 50 milionë euro për Asension

Story i radhës

Reguilon nuk bën pjesë në planet e Contes

Të fundit nga