Kishin ikur nga burgu i Kumanovës, arrestohen dy të dënuar

November 10, 2024
1 minut lexim

 

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së sotme janë arrestuar dy të arratisur nga burgu i Kumanovës.

Nga MPB shtojnë se dy personat tashmë janë dorëzuar në burgun e Kumanovës.

“Është privuar nga liria F.J.(28) nga Radovishi, i cili kërkohej me urdhër për arratisje nga Burgu i Kumanovës. F.J. u dënua me pesë vjet e 10 muaj burg për veprat penale “vjedhje e rëndë”, “rrezikim i sigurisë në komunikacion” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë” dhe duhej të edhe vuante dy vjet, katër muaj e 22 ditë burg”, thuhet në njërin njoftim të MPB-së.

“Është privuar nga liria F.Sh (40) nga fshati Zërnovc, komuna e Zërnovcit, i cili kërkohej me urdhër arrest për arratisje nga Burgu i Kumanovës. F.Sh. është i dënuar me dy vjet e pesë muaj burg për veprën penale “falsifikim dokumenti”, ndërsa i kanë mbetur gjashtë muaj e 22 ditë për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin tjetër të MPB-së./tv21.tv

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shtetasi i Brazilit kapet me 2 kg kokainë në Aeroportin e Shkupit

Story i radhës

Arrestohen dy të dënuar që kishin ikur nga burgu i Kumanovës

Të fundit nga

Tayna hyn në Big Brother VIP Kosova 3

Këtë të hënë në shtëpinë më të madhe në vend Big Brother VIP Kosova 3, do të hyjë Tayna. Për të kuptuar më shumë se në çfarë roli do të jetë ajo

Shefi ekzekutiv i Jeju Air kërkon falje

Duke folur në televizionin e Koresë së Jugut, shefi ekzekutiv i Jeju Air u ka kërkuar falje viktimave të rrëzimit të avionit. Kim E-bae shtoi se shkaku i saktë i incidentit ishte
ShkoLartë