Kishin fshehur 182 kg drogë në speca, shqiptarëve u dështon plani. Kapen nga policia në Pomezia

February 13, 2022
1 minut lexim

Kur menduan se ia hodhën paq nga Spanja, bien në grackë në Itali.

Policia italiane në Pomezia ka arrestuar tre persona, një spanjoll dhe dy shqiptarë, pasi akuzohen për tregti dhe trafik droge. Zbulimi i drogës u bë në një kasolle në periferi të qytetit. Brenda në depo, agjentët e policisë kanë arrestuar në flagrancë tre persona të cilët synonin të transportonin një sasi të madhe lënde narkotike nga një kamion me targa spanjolle në dy makina.

Ngarkesa përbëhej nga 124 çanta të mbyllura që përmbanin marihuanë me peshë prej rreth 136 kg dhe 460 blloqe hashash me peshë 46 kg, të fshehura në mënyrë të zgjuar brenda një ngarkese specash nga Spanja. Tre personat, një spanjoll 44-vjeçar dhe dy shtetas shqiptarë 30 e 40-vjeç janë arrestuar dhe akuzat ndaj tyre janë për posedim dhe trafik të paligjshëm droge.

Është konfiskuar droga si dhe kamioni, dy makinat dhe magazina.

Policia po punon për zbulimin e rrjetit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Despotovski: Anëtarësimi në BE do të shumëfishonte investimet e huaja

Story i radhës

VMRO-DPMNE: Pse u ndal rryma pikërisht kur Mickoski jepte llogari për punën e bërë?

Të fundit nga

ShkoLartë