Se mungon hierarkia, disiplina dhe profesionalizmi në ushtrinë ruse, është dëshmuar edhe në luftën e fundit që po e zhvillon në Ukrainë.
Në shumë raste ushtarët e Vladimir Putinit janë gjetur të dehur, duke sulmuar qytetarët, kryer vjedhje e madje edhe kanë shtënë ndaj eprorëve të tyre
Shumica prej tyre thonë se në njësitë e tyre mbretëron një atmosferë kaosi, ku nuk dihet se kush komandon dhe kush zbaton urdhrat.
Në shumë përgjime dëgjohen ushtarët në radio-lidhje, duke thënë se eprorët i kanë qëlluar dhe i kanë braktisur në fushëbetejë.
Madje ata që kanë arritur të arratisen, kanë thënë se përdoren si mish për top dhe se eprorëve nuk u bën fare për ta, duke i sakrifikuar për interesa personale assesi interesa të vendit.
Një video amatore e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, shfaq një epror të ushtrisë ruse i cili rrah me shkop ushtarët që kanë lënë pikat e tyre të vrojtimi.
Në këtë mënyrë “ai u jepte leksione edukimi”, duke i goditur në pothuajse çdo pjesë të trupit me shkop. Gjithashtu dëgjohej duke thënë se kushdo që lëvizë që do të qëllohet menjëherë.