“Kishim kimi”, Salioni dhe Aisha tregojnë detaje nga takimi jashtë vilës së dashurisë

September 17, 2023
1 minut lexim

Ka nisur spektakli Love Island Albania në Tv Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës. Aisha është ishullorja më e re në vilën e dashurisë. Ajo është 24 vjeçe dhe jeton në Miami, punon si ekonomiste në një bankë dhe vjen në Love Island Albania të gjejë dashurinë.

Gjatë javës Aisha zhvilloi takime brenda në vilë me disa nga djemtë, por ajo zgjodhi për një takim jashtë vilës së dashurisë, Salionin.

Ajo u shpreh se e zgjodhi Salionin dhe arsyeja e thjeshtë sepse është simpatik dhe ‘gentleman’ (i sjellshëm).

Takimi i tyre u zhvillua tek Bamboo Spa, ku përveç takimit shijuan dhe një masazh shumë të mirë.

Aisha: U ndjeva shumë mirë.

Salion: U kuptuam me njëri-tjetrin, kishim kimi. Një nga takimet më të mira.Në klipin prezantues Aisha shprehet:

“Unë jam gjysmë shqiptare nga Vushtria e Kosovës dhe gjysmë amerikane nga Kalifornia, momentalisht jetoj në Miami. Jam ekonomiste, punoj në një bankë dhe ‘fashion designer’. Më pëlqen të rrezikoj shumë në jetë dhe gjithmonë ia dalë të marrë atë që dua. Njerëzit bien në dashuri me sytë e mi, por arma ime më e fortë është buzëqeshja. Jam shumë gati për Love Island Albania, vajza më falni se mund të zgjedh partnerin tuaj.”

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Sonte përfundon afati i aplikimit për subvencionim të sistemit diellor të ngrohjes së ujit

Story i radhës

Ahmeti: Luftë “naciste” ndaj meje dhe BDI-së, u pengon forca e shqiptarëve në pushtet

Të fundit nga

Çifti Bajrami e Maliqi në çerekfinale të turneut

Çifti Bajrami e Maliqi në çerekfinale të turneut ndërkombëtar të beach volley – përballet me nënkampionët e eventit. Dyshja nga Kosova, Erion Bajrami/Ermal Maliqi, e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, është afër
sqmken
ShkoLartë