Kisha Ortodokse Serbe e ka miratuar autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, pas 55 vitesh përçarje të ndërsjellë. Patriarku serb Porfirij, pas liturgjisë së dytë të përbashkët, mëngjesin e sotëm në Shkup, me “lajm të gëzuar” i përshëndeti mijëra besimtarët të ardhur nga më shumë qytete në Maqedoninë e Veriut. Dalja e Kishës Ortodokse Maqedonase nga izolimi vjen disa javë pasi Patriarkana Ekumenike me seli në Stamboll e ka njohur atë si kanonike, por edhe pas letrave të hapura dhe kërkesave të autoriteteve shtetërore për zgjidhjen e çështjes kishtare, si një nga shtyllat e identitetit kombëtar maqedonas. Disa besimtarë thonë se vendimi është “dëshirë e Zotit”, por të tjerët në të njëjtin shohin politikë, raporton KlanMacedonia/
Ka ardhur fundi i përçarjes 55 vjeçare në mes Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj Maqedonase. Pas liturgjisë së dytë të përbashkët në mes krerëve dhe peshkopëve të të dyja bashkësive fetare, sot në mëngjes në Shkup, patriarku serb Porfirij para mijëra besimtarëve deklaroi.
“Tani vëllezër dhe motra kemi ardhur këtu dhe ju sjellim edhe një lajm të mirë. Sinodi i shenjtë i Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe njëzëri i është përgjigjur lutjes së Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit dhe Sinodi i Kishës sonë bekon, miraton, pranon njohjen e autoqefalisë…Së bashku dhE në bashkëpunim me Arqipeshkvin Stefan dhe Sinodin e tij do të përpunohen të gjitha detajet teknike – organizative dhe do të pasojë shpallja solemne e aktit zyrtar.” – Patriarku Porfirij, kisha ortodokse serbe.
Patriarku Porfirij shtoi se sipas rendit kanonik do të ftohen të gjitha kishat tjera në botën ortodokse ta pranojnë statusin autoqefal të KOM-AO. Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase i falenderoi për lajmin që siç tha, e kemi pritur prej shumë kohësh.
“Zoti na dha dItë që të gëzohemi, ta dëgjojmë lajmin e shumëdëshiruar dhe që e presim prej shumë kohësh. Ju falenderojmë në emër të arqierisë, monastizmit dhe popullit besimtar të Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkovia e Ohrit. Kjo periudhë historike të cilën e kalojmë të gjithë është festë për të gjithë të krishterët në Maqedoni, pa dallim të përkatësisë kombëtare, të cilët janë nipër të atyre që kanë ëndërruar ta shohin të rindërtuar Arqipeshkvinë e Ohrit, ta shohin autoqefale.” – deklaroi Z.Z.Stefan, kisha ortodokse maqedonase, arqipeshkvia e Ohrit.
Besimtarët, të cilët kishin ardhur në Kishën “Shën Klimenti i Ohrit” që jenë dëshmitarë të këtij akti historik, thonë se ky është lajmi për të cilin kanë shpresuar me dekada.
ANKETA, BESIMTARË, SHKUP
(gruaja në të djathtë) “Shumë bukur, me fat”.
(gruaja në të majtë) “T’ju themi edhe gëzim edhe lot”.
“A e keni pritur sot vendimin e këtillë?”
(gruaja në të majtë) “Kemi shpresuar, por nuk kemi pritur kaq shumë”.
“Pse është pritur kaq vite, çfarë mendoni?”
(gruaja në të majtë) “Ky është vullneti i Zotit, nuk e dimë”.
“Gjithçka është shkëlqyeshëm, meqë Kisha Ortodokse e pranoi autoqefalinë tonë, do të fillojnë të na njohin të gjithë. Së pari është mirë për Kishën tonë Ortodokse, pastaj është mirë edhe për Maqedoninë.”
“Dita e sotme është ditë e madhe për popullin maqedonas, për Kishën Ortodokse Maqedonase dhe në përgjithësi për ortodoksizmin. Ishte e udhës që KOM të hyjë në rendin kanonik të të gjitha kishave ortodokse dhe të në njihet autoqefalia që e kemi pritur shumë gjatë.”
“Pse është pritur deri më tani”
“Është pritur, me siguri edhe politika ka ndërhyrë në gjithë këtë dhe arritëm deri këtu.”
Dalja e Kishës Ortodokse Maqedonase nga izolimi, 78 vite pas Iniciativës për organizimin e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe 55 vite pas ndarjes së njëanshme nga ajo Serbe, vjen pasi para dy javësh Patriarku Ekumenik Bartolomeu e njohu Kishën Ortodokse Serbe – Arqipeshkvinë e Ohrit si kishë kanonike. Rregullat kanë urdhëruar që vendimi të viijë nga “kisha amë”, përkatësisht nga Kisha Serbe, nën ombrellën e së cilës ka qenë Kisha Ortodokse Maqedonase që nga koha e Luftërave Ballkanike