Kisha në Gjermani punëson 1.3 milion njerëz, nëse shkurorëzohen apo janë homoseksual pushohen nga puna

November 27, 2022
1 minut lexim

Rreth 1.3 milion nëpunësve në Gjermani në fakt nuk u vlen e drejta e tyre për vendin e punës: punëdhënësi i tyre është Kisha, e kjo nënkupton se atyre u cenohet edhe jeta private.

Siç raporton Deutsche Welle, Kisha Katolike është duke u bërë gati për ndryshime.

Mjekja që njëherit është në krye të një departamenti në spital, është shkurorëzuar dhe tani dëshiron që sërish të martohet. Punëdhënësi – Kisha, për këtë e shkarkoi.

E drejtori i një kopshti publik, tani dëshiron të jetë pjesë e një martese me gjininë e njëjtë. Edhe ai është shkarkuar.

Në rrethana normale në Gjermani gjykata për të drejtat e punëtorëve do të duhej për pak sekonda ta hedhë poshtë këtë ligj, e sigurisht se do të vlente edhe një dënim i majmë.

Por në këto raste konkrete, punëdhënësi është Kisha: aty janë spitali i kishës dhe kopshti i fëmijëve, dhë gjërat janë paksa më të komplikuara.

Kisha Katolike dhe Evangjelistë në Gjermani është punëdhënësja e rreth një 1.3 milion njerëzve, jo vetëm në institucionet e kishës, por edhe në institucionet shëndetësore, arsimore dhe sociale që ato drejtojnë.

Dhe për ta zbatohet “ligji i punës i kishës” dhe më pas punëdhënësi i referohet statusit të tyre të veçantë të përcaktuar me Kushtetutë, dhe kështu kërkon që punonjësit të kenë “botëkuptim të krishterë” dhe të jetojnë në përputhje me rregulloret e kishës.

Divorci, humbja e besimit, madje edhe problemet me fëmijët… Të gjitha këto mund të jenë arsye për largim nga puna. 

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kroacia e irrituar

Story i radhës

Prishtina me organizim të veçantë për Ditën e Flamurit

Të fundit nga

ShkoLartë