Kirurgu shqiptar nga Zvicra: Përmes Kongresit kemi mundësi të kontribuojmë për atdheun

min lexim

Në Kongresin e Dytë Klinik përvojat dhe praktikat më moderne dhe të njohura shkencore i ka ndarë me kirurgët kosovarë edhe kirurgu abdominal për transplatim me origjinë shqiptare, Përparim Limani. Ai tha se këto lloj kongresesh po u ofrojnë mundësi edhe diasporës të kontribuojnë që të ngirtet cilësia e shërbimeve shëndetësore në Kosovë. 

Limani i cili është edhe shkencëtar në Universitetin e Zyrihut, tha se Kongresi i Dytë Klinik që po mbahet në Prishtinë, po mundëson që mjekët të shpërndajnë teknikat më të reja të mjekësisë. 

Ai tha se këto aktivitete shkencore kanë efektin më të mirë për pacientin. 

Limani: Për pacientin dhe duhet të bashkohemi

“Është shumë më rëndësi që mjekët në mes t’i shpërndajnë, t’i shpërndajnë teknikat e reja dhe ajo ndihmon për avancimin e mjekësisë dhe së fundmi është mirë për pacientin secili prej nesh është ditë për ditë për pacientin dhe duhet të bashkohemi dhe t’i ndajmë informacionet që kemi nga shkenca nga klinika me mjekë specialistë nga të gjitha vendet e botes. Dhe jam krenar që si shqiptar mund të isha këtu nga Zvicra për të dhënë kontrobutin tim”, tha ai. 

Kirurgu abdominal shqiptar, Përparim Limani u shpreh se Kongresi Klinik po u mundëson atyre që si mërgatë të kontribuojnë për atdheun. 

Limani: Ne diasporë mund të kontribojmë për atdheun

 

“Ka disa terapi dhe diagnoza që është një evulucion shumë i shpejt dhe teknologji të reja dhe ka pas shumë avancime në kohët e fundit. ….(Kosova) pasluftës e ka pak më vështirë dhe kjo është ideja e neve shqiptarëve të diasporës që mundemi që idetë dhe zhvillimet që i kemi më të avancuara t’u tregojmë dhe t’i mësojmë ku ka nevojë dhe që të mund të kontribuojmë për atdheun”, theksoi Limani. 

Kirurgu shqiptar që vepron në Zvicër kërkon nga autoritet vendor që të rritet mirëqenia për personelin shëndetësor, por në veçanti edhe për pacientët që ata të mos kenë nevojë të dalin jashtë vendit për të marrë trajtime shëndetësore. 

Limani: Shteti të investoj në mjek dhe infrastrukturë

“Është mirë që kemi një ministri dhe politikan që e shohin se ajo është me të vërtet problem që mjekët dhe personeli tjetër që shkojnë në Gjermani e Zvicër, e jashtë vendit. Duhet të ketë një politikë që të rregulloj që situata të përmirësohet në vend, që njerëzit të kenë atë motivin që të rrinë në vendlindje. E dyta është se me të vërtetë për pacientët, është e rëndësishme që të ketë diagnostikë dhe terapi të reja që nuk kryhen në Kosovë….Ideja më e mirë është që të përmirësohet shëndetësia në vend, që të përmirësohet situata për mjekët, për personelin, dhe që të investojnë në infrastrukturën dhe zhvillimin e degës e sektorit të mjekësisë që mos të ketë nevojë pacienti shqiptarë të lë shtetin për terapi por të ketë në vendlindje”, tha kirurgu shqiptar. 

Kongresi i Dytë Klinik i organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Oda e Mjekëve të Kosovës, ka nisur punimet dje. Përgjatë këtyre dy ditëve ligjërata para rreth 750 pjesëmarrësve po mbajnë kirurgë të njohur me renome botërore nga Australia, Amerika e vende te ndryshme të Evropës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ziadin Sela: Sot do të vendosim për Ushtruesin e Detyrës deri në kongresin e ardhshëm

Story i radhës

Vasili reagon ashpër: Ilir Meta është dhe do të jetë hall edhe më i madh për Edi K Ramën

Të fundit nga