Kardiokirurgë të njohur pediatrik nga Italia sot kanë mbajtur një trajnim për mantelbardhët e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte trajnimi i profesionistëve shëndetësor në identifikimin e hershëm të sëmundjeve të zemrës tek fëmijët.
Ky projekt është realizuar në kuadër të projektit të Klinikës së Kardiokirurgjisë Pediatrike “Italian Medical Group“, klinik kjo e cila është në pritje të licencimit nga Ministria e Shëndetësisë.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Skender Dreshaj e ka mirëpritur këtë trajnim i cili tha se do ndihmonte në avancimin e mjekëve që veprojnë në këtë spital.
Dreshaj tha se diagnostikimi hershëm i sëmundjeve të zemrës sidomos tek fëmijët është një përgjegjësi, prandaj edhe përmes këtij trajnimi profesionistët shëndetësor do kenë mundësi në edukimin për diagnostikim të hershëm të këtyre lloj sëmundjeve.
Dreshaj: Është e domosdoshme që faza e diagnostikimit të hershëm është esenciale për të pasur një sukses
“Është e domosdoshme që faza e diagnostikimit të hershëm është esenciale për të pasur një sukses dhe pjesa jonë e përgjegjësisë dhe institucioneve të tjera sidomos të pediatreve dhe neonatologëve në këtë projekt është edukimi dhe trajnimi për diagnostikimin e hershëm të këtyre sëmundjeve nëpërmjet ultrazërit. Ju e dini qe ne me vite e kemi përsëritur nevojën për trajnimin e stafit në ketë aspekt përfshirë edhe stafin e gjinekologëve për ultrazërin e javës 18-22 dhe po ashtu edhe neonatologëve, por megjithatë për shkaqe të ndryshme dhe për shkak të vizave të pamundësisë për të marr viza për të shkuar jashtë dhe kjo është arsyeja kryesore në këtë drejtim ia vlen për të dëshiruar dhe e shohim si interes për të shfrytëzuar prezencën e këtyre kolegëve profesionistë për tu kyçur në një projekt që ka të bëjë me trajnimin”, tha ai.
Investitori i Spitalit Të Kardiokirurgjisë Pediatrike “Italian Medical Group”, Besnik Abazi i cili tha se po tentojnë që përmes këtij spitali tu ofrojnë shërbime mjekësore për trajtim të fëmijëve më anomali të lindura në zemër që të trajtohen në Kosovë.
Abazi theksoi se ky trajnim i sotëm synon edukimin e mjekëve nga Kosova në fushën e identifikimit të hershëm të këtyre lloj sëmundjeve.
Abazi: Qëllimimi është që ju të trajtoheni dhe sa më herët të diagnostikohen problemet e lindura në zemër
“Kemi investuar në spitalin e Kardiokirurgjisë Pediatrike në Prishtinë kemi bërë renovim total dhe kushtet nanë ISO 5 standardet që të operojmë kemi pak ngecje administrative qe janë ende në procedurë derisa të fillojmë më punu por në listë janë 170 fëmijë që presin për operacion[…]ky ëorkshop i sotëm është që ju të trajnoheni sa më shumë që të diagnostikohen sa me herët dhe sa me shpejt defektet e lindura në zemër dhe pastaj të dërgohen në konsultime më tej dhe nëse është nevoja të operohen”, u shpreh ai.
Nadia Assanta kardiokirurge pediatrike sot u ka shpalosur disa nga përvojat e saj kirurgjike dhe mënyrën e identifikimit të hershëm të sëmundjeve të zemrës tek fëmijët.
Sipas saj me sëmundje të lindura të zemrës prek më shumë se 8 nga 1000 foshnja të lindura.
Assanta: Sëmundja e zemrës prem më shumë se 8 nga 1 miëj foshnja të lindura
“Kjo sëmundje prek më shumë se 8 nga 1000 foshnja të lindura. Disa prej tyre janë defekte të vogla që lejojnë̈ një jetë normale deri në moshë të re, por 25% të rasteve pak a shumë janë kritike. Çfarë do të thotë sëmundje kongjenitale kritike? Do të thotë se ky defekt nuk lejon një jetë normale dhe fëmija nuk mund të mbijetojë nëse nuk bëjmë diagnostifikimin e hershëm dhe trajtimin e hershëm në ditët e para të jetës. 50% e të gjitha sëmundjeve kongjenitale kanë nevojë për më shumë se një operacion, dhe të gjitha këto kanë nevojë për një diagnozë dhe të gjitha këto kanë nevojë për përcjellje të gjendjes. Pra, e rëndësishme është diagnoza, për të vlerësuar se cila sëmundje e lindur e zemrës është tek fëmija dhe cila është përgatitja, çfarë i duhet fëmijës, nëse ka nevojë për një operacion, trajtim mjekësor apo vetëm përcjellje të gjendjes”, tha ajo.
Gjatë këtij trajnimi janë bërë edhe disa ekzaminime të fëmijëve përmes aparaturës së ultrazërit.
Keahas kardiokiruges, Nadia Assanta përvojat e tyre me mjekët nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës i ndan edhe profesori i kardiokirurgisë pediatrike, Giovanni Stellin dhe Bruno Murzi.