​Kirurgë nga Kosova dhe diasporë bashkohen me ata ndërkombëtar në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës

September 15, 2022
min lexim

Në Prishtinë sot është hap Kongresi i Dytë Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, kongres ky katër ditorë përgjatë të cilit do të prezantohen punimet e rreth 120 ligjëruesve, gjysma e tyre profesorë e kirurgë të rangut botëror.

Edhe ky kongres është organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Odës së Mjekëve të Kosovës.

Krahas profesionistëve të shumtë shëndetësor, kryesisht kirurgë, i pranishëm në këtë ceremoni të hapjes së kongresit ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se komisioni i sapo formuar për shëndetësi do t’i hap rrugë reformës dhe do të sigurojë funksionimin normal të sistemit të shëndetësisë.

Shefi i ekzekutivit ftoi profesionistët shëndetësor që të kthehen në Kosovë për të kontribuar, dhe shembull për këtë mori edhe ministrin aktual të shëndetësisë, Rifat Latifin.

Kurti: Komisioni ekzekutiv për shëndetësi i hap rrugë reformës dhe siguron funksionim normal të sistemit

“E kemi ngritur komisionin ekzekutiv për shëndetësi që kryesoj unë për të siguruar funksionim normal të sistemit shëndetësor dhe hapur rrugë reformës në shëndetësi. Tek doktor Rifat Latifi, e keni edhe kolegun tuaj, por meqenëse unë jam koleg i tij më keni edhe mua koleg tuajin. Kemi nevojën për dijen tuaj, përvojën tuaj, shkathtësitë tuaj dhe për kulturën tuaj të punës”, tha ai.

Kurse, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili njëherish kryeson edhe Kolegjin e Kirurgëve të Kosovë, tha se tashmë synimet për modernizimin e kirurgjisë po arrihet përkundër sfidave.

Në Kongresin e Dytë Klinik, sipas Latifit, janë të regjistruar mbi 750 pjesëmarrës, 120 ligjërues dhe do të bëhen 155 prezantime.

Ai po ashtu njoftoi se për herë të parë Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është ftuar për të marrw pjesë në Kongresin Klinik të Kolegjint të Kirurgëve Amerikan.

Latifi: Misioni për të modernizuar kirurgjinë po arrihet, përkundër sfidave gjatë këtij rrugëtimi

“Jemi zotuar në dy misione të mëdha. E para është të avancojmë kirurgjinë në nivelin dhe standardet bashkohore dhe të bëjmë pjesë e kirurgjisë botërore. T’i bashkojmë gjithë kirurgët në Kosovë dhe diasporë me miqtë tanë ndërkombëtar në një ombrellë me të njëjtin qëllim për të modernizuar kirurgjinë, mbretëreshën e mjekësisë kudo në botë. Sot jam më së i lumtur që ky mision po arrihet përkundër sfidave gjatë këtij rrugëtimi” ,tha Latifi.

Micheal Sutherland nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve, u shpreh se Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është modeluar sipas Kolegjit të Kirurgëve Amerikan, i cili ofron mundësi arsimore për shoqërinë.

Sutherland: Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ofron mundësi arsimore në shoqëri

“Përderisa Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është modeluar sipas Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, jeni ju njerëzit këtu në Kosovë që e sjellni atë në jetë dhe ofroni mundësitë arsimore në shoqëri, që është kaq e rëndësishme dhe përgjegjëse për përfitimet që do t’iu sjellë kolegji. Është një nder i veçantë të jem këtu me ju për të marrë pjesë në këtë ngjarje të shquar, është kongresi i dytë klinik dhe mezi pres të marrw pjesë me ju gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa mësojmë dhe rritemi së bashku, dhe forcojmë lidhjet që lidhin Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës me Kolegjin Amerikan të Kirurgëve”, tha ai.

Kurse, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu kërkoi që të punohet që shëndetësisw kosovare por edhe mjekut t’i kthehet dinjiteti.

Sejdiu: Dinjiteti i mjekut nuk duhet të nëpërkëmbët

“Më e mira prej neve është pikërisht ajo që ne duhet ende të nderojmë, i cili është dinjiteti jonë. Dinjiteti i punëtorëve shëndetësore që është nëpërkëmbë viteve të kaluara dhe është koha që ne të punojmë për atë që jemi ngritur… ministri Latifi sa herë e ka përmendur se jemi në fund të pusit dhe unë besoj që sot bashkë me kolegjin dhe ministrinë, ta zhvendosim në një nivel dhe kjo assesi nuk mund të bëhet pa ndihmën e Qeverisë”, tha ai.

Në ceremoninë hapëse të Kongresit të Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, u nda edhe çmimi për arritje jetësore “Sami Haxhibeqiri” për doktor, Emine Gashi, Mentor Petrela, Philip Caushaj dhe Isa Salihu.

Kurse, çmimi për “Publikimin dhe Inovacionin e Vitit” iu nda doktor Salih Krasniqit, ai për “Specializant të dalluar-Preveza Abrashi” iu dha Donjeta Ahmetit.

Kurse, çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”, u nda për vetë kryesuesin e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, njëherësh edhe ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, doktor Emir Haxhija, Lumnije Kqiku, Avdyl Krasniqi.

Në hapjen e Kongresit të Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës u prezantuan edhe anëtarët e rinj të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, të cilët e bënë edhe betimin e tyre si anëtarë.

Kongresi i parë Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për herë të parë është mbajtur vitin e kaluar, ku u shpalosën përvojat e 44 kirurgëve ndërkombëtar në fushën e kirurgjisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kriza energjetike në Maqedoni prek kompanitë, Azeski: Kanë rritje të faturave prej 4 deri 6 përqind

Story i radhës

“Me ose pa mua Kosova do të jetë e pavarur”, nënkryetarja e parlamentit serb kërkon arrestimin e Kamberit

Të fundit nga

ShkoLartë