​“Kino Pishina” një argëtim më shumë në Tiranë

1 minut lexim

Mbrëmja e kaluar, në Aqua Park Tirana, ka qenë tejet argëtuese, me shfaqjen e filmit në pishinë.

“Kino Pishina” është bashkëpunimi më i ri mes Bashkisë Tiranë dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Agjencia e Industrisë Kreative organizoi shfaqjen e filmit shqiptar për fëmijë “Shpella e piratëve” mundësuar nga AQSHF.

Përveç imazheve të filmit, që ngjallin nostalgji, kënaqësia për të pranishmit ishte më e madhe pasi për herë të parë shijuan kinemanë mbi ujë. Organizatorët njoftuan se do të ketë të tjera netë të veçanta në vazhdim.

“Shpella e piratëve” u shfaq në mbrëmje rreth orës 20:00 dhe u shoqërua me muzikë e lojëra. Më herët, organizatorët kishin njoftuar se hyrja për në këtë festë, do të ishte falas dhe se pjesëmarrësit do të duhej të vinin me veshje të përshtatshme për të ndjekur filmin mbi dyshekët e ujit, në pishinë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kallëzim penal për punonjësen e NP “Higjiena Komunale” në Shkup

Story i radhës

SHBA mbështetje 280 miliardë dollarë për prodhuesit e çipeve

Të fundit nga