kinemaja evropiane ne qender te gjilanit shfaqet filmi jam mire 681a89a5ea9c7

​Kinemaja Evropiane në Qendër të Gjilanit, shfaqet filmi “Jam mirë”

May 7, 2025
min lexim

Në prag të shënimit të Ditës së Evropës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me organizatën kulturore “Varg e Vi”, ka sjellë në Teatrin e Gjilanit Festivalin Evropian të Filmit. Ky aktivitet kulturor filloi sonte dhe do të zgjasë deri më 8 maj, duke ofruar për artdashësit një përzgjedhje filmash nga kinemaja evropiane.

Hapja e festivalit u bë duke shfaqur filmin “Jam mirë”, një bashkëprodhim mes Italisë, Gjermanisë, Luksemburgut dhe Belgjikës, me regji të Donato Rotuno.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Jarmo Helppikangas tha se është kënaqësi të mirëpriten pjesëmarrësit në këtë qytet.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mesazhin emocional që përçon filmi “Io Sto Bene”, duke reflektuar mbi përvojat e emigrimit dhe lidhjen me atdheun.

Helppikangas ftoi të gjithë të qëndrojnë të përfshirë edhe në aktivitetet e ardhshme.

Helppikangas: Ajo që shohim sot, është një arritje bashkëpunimi

“Dhe personalisht, do të thosha se është me të vërtetë një kënaqësi t’ju mirëpresim këtu, veçanërisht në Gjilan, sepse ky vend ka një vend të veçantë në zemrat tona…Ajo që shohim sot, është një arritje bashkëpunimi i shumë të tjerëve, por nuk do të futem në detaje aty. Mund të pyesni ndoshta, në një moment, çfarë do të thotë “Io Sto Bene”, dhe çfarë do të thotë në këtë kontekst? Sigurisht, kjo është diçka që shkon thellë, thellë në zemrat e atyre që kanë kaluar nëpër këtë, duke punuar jashtë vendit dhe duke u përpjekur të zhvillojnë karrierën e tyre jashtë vendit dhe megjithatë që ende ndjejnë mall për shtëpinë… Do ta shpallë të hapur këtë ngjarje nga ana jonë dhe ju uroj një kohë shumë të këndshme. Dhe në ditët në vijim, ka edhe më shumë që do të vijnë, ndaj ju lutem qëndroni të përfshirë dhe ju faleminderit shumë nga ana ime”, tha Helppikangas.

Ndërkaq, zëvendës shefja e Misionit të Ambasadës Italiane në Kosovë, Kiara Kastaldo u shpreh se filmi “Jam mirë”, është një shembull konkret i bukurisë së bashkëpunimit evropian që mund të krijohet.

Ajo shtoi se migrimi është në prej temave kryesore të këtij filmi dhe se ka rrënjët e thella në vetë historinë e Italisë.

Kastaldo: Migrimi që është në prej temave kryesore të këtij filmi

“Ky film që është realizuar në bashkëproduksion me Italinë, Gjermaninë, Belgjikën dhe Luksemburgun është një shembull konkret i bukurisë së bashkëpunimit evropian që mund të krijohet. Migrimi që është në prej temave kryesore të këtij filmi i ka ato rrënjët e thella në vetë historinë e Italisë…Këto përvoja vazhdojnë t’i frymëzojnë kinematë tona edhe të ditëve të sotme. Duke filluar nga jetë e vetë regjisorit të ‘Io sto Bene’ Donato Rotuna i cili është lindur në Luksemburg dhe vjen nga prondërit emigrues italian. Kinemaja italiane ka një histori të gjatë duke treguar këto storjet njerëzore me bukurinë e brendshme për të cilën ne jemi shumë krenar. Prandaj, na vjen shumë mirë që kemi mundësinë ta ndajmë këtë film me juve”, u shpreh Kastaldo.

Zëvendës shefi i Misionit të Ambasadës Gjermane, Matias Konraad tha se festivali që u hap sonte ka një rëndësi të veçantë si pjesë e Javës së Evropës, që çon drejt Ditës së Evropës më 9 maj, raporton KosovaPress.

Ai potencoi se Kosova është një kontribuese aktive në frymën e ndërtimit të urave përmes kinemasë.

Konraad tha se Gjilani është një vend ku kulturat dhe traditat takohen e shkëmbehen.

Konrad: Kosova është një kontribuese aktive në frymën e ndërtimit të urave përmes kinemasë

“Gjilani është në udhëkryqin e Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Është një qytet që është një pikë takimi, një vend ku kulturat dhe traditat takohen dhe shkëmbehen…Filmi ynë, të cilin do ta fillojmë tani, është një film i quajtur Io Sto Bene, i cili është një bashkëprodhim i Gjermanisë, Italisë, Belgjikës dhe Luksemburgut. Festivali që po hapim sot ka një rëndësi të veçantë si pjesë e Javës së Evropës, që çon drejt Ditës së Evropës më 9 maj. Këtë vit, ndërsa shënojmë 80 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kremtimi ynë shërben gjithashtu si një kujtesë e rëndësishme. Ne nderojmë qëndrueshmërinë, pajtimin dhe frymën bashkëpunuese që e kanë riformësuar kontinentin tonë si një simbol të unitetit dhe paqes…Kosova është një kontribuese aktive në frymën e ndërtimit të urave përmes kinemasë”, potencoi Konrad.

Ndërkaq, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Bunjaku tha se ngjarjet si kjo bashkojnë zërat dhe vizionet e kinemasë evropiane në një mozaik të pasur kulturor.

Bunjaku potencoi se ky festival nuk është vetëm një shfaqje filmash, por siç tha ajo është një festë e diversitetit, kreativitetit dhe bashkëpunimit ndërkulturor.

Bunjaku: Kinemaja ka fuqi të na bëjë të reflektojmë

“Është një nder dhe kënaqësi e veçantë të mirëpresim hapjen solemne të Evropian Film Fest. Një ngjarje që bashkon zërat dhe vizionet e kinemasë evropiane në një mozaik të pasur kulturor. Kinemaja ka fuqi të na bëjë të reflektojmë, të ndjejmë dhe të shohim botën nga këndvështrime të reja. Ajo është një dritare drejtë përvojave njerëzore, një pasqyrë e shoqërive tona dhe një mjet për të ndërtuar ura mirëkuptimi mes kulturave. Ky festival nuk është vetëm një shfaqje filmash por është një festë e diversitetot, kreativitetit, dhe bashkëpunimit ndërkulturor”, tha Bunjaku.

Festivali Evropian i Filmit është ndër aktivitetet e shumta që Zyra e Bashkimit Evropian, ka organizuar në Kosovë në nder të Ditës së Evropës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

pse india sulmoi pakistanin 681a88f3e5a1c
Story i mëparshëm

Pse India sulmoi Pakistanin?

limi ia ben te qarte albes nuk mund te le qellimet e mia 681a8a9b28ef3
Story i radhës

Limi ia bën të qartë Albës: Nuk mund të lë qëllimet e mia…

Të fundit nga

Jamal Roberts fiton “American Idol 2025”

Pas disa javësh performancash të paharrueshme dhe kulmesh emocionale, “American Idol” ka shpallur fituesin. Jamal Roberts nga Meridian, Misisipi, mori titullin gjatë finales së sezonit të 23-të më 18 maj. Njoftimi erdhi
ShkoLartë