Kina reagon e tronditur për vrasjen e punonjësve të ndihmës në Gaza

min lexim

Kina ka dënuar vrasjen e shtatë personave që punonin për organizatën jofitimprurëse World Central Kitchen në Gaza.

Punëtorët e ndihmës u vranë nga një sulm ajror izraelit, sipas bamirësisë dhe autoriteteve në Gaza.

“Kina kundërshton të gjitha aktet që dëmtojnë civilët, dëmtojnë objektet civile dhe shkelin ligjin ndërkombëtar”, tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

Kina u trondit nga sulmi, shtoi ai, raporton CNN.

Ai tha se civilët “nuk duhet të jenë në shënjestër dhe siguria e punonjësve të ndihmës humanitare ndërkombëtare nuk duhet të kërcënohet”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha palëve, “veçanërisht Izraelit”, të “përmbushin detyrimet e tyre sipas Kartës së OKB-së, të pushojnë menjëherë zjarrin, dhe të bëjnë çdo përpjekje për të mbrojtur civilët, spitalet dhe objektet e tjera civile të mbrojtura posaçërisht nga Konventat e Gjenevës”.

Të vrarët përfshijnë një shtetas të dyfishtë SHBA-Kanada, si dhe njerëz nga Australia, Polonia, Mbretëria e Bashkuar dhe një palestinez, sipas organizatës jofitimprurëse.

Forcat e Mbrojtjes izraelite thanë se po kryenin një rishikim të plotë të incidentit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Perlë e pakënduar e Ballkanit”, Rama publikon artikullin e “The Telegraph” për turizmin: Shqipëria e përgatitur

Story i radhës

Një grumbull qensh futen brenda një lokali në Prishtinë

Të fundit nga