Burime të afërta me Ministrinë Ruse të Zhvillimit Dixhital dhe tregut lokal të pajisjeve elektronike thonë se qeveria Kineze ka ndaluar shitjen e procesorëve Loongson bazuar në arkitekturën e saj LoongArch për Rusinë dhe disa vende të tjera.
Arsyeja e këtij ndalimi ndaj Rusisë nuk janë të njëjta edhe me vendet tjera. Këto çipe përdoren në komplekstet industriale ushtarake të Kinës.
Impakti i këtij ndalimi pritet të jenë minimal por mund të ketë implikime të mëdha në Rusia humb aksesin në importet e procesorëve Intel dhe AMD që vinë përmes vendeve të tjera.
Shumë kompani kanë ndërprerë eksportin drejt Rusisë pas luftës në Ukrainë për t’ju nënshtruar sanksioneve ekonomike. Megjithatë u lejua shitja në mënyrë jo të drejtpërdrejtë edhe nëse prodhuesi nuk e lejon.
Është e mundur që përballë kufizimeve të shumta tregtare, Kina të mbajë procesorët 12-nanometër Loongson vetëm për vete sidomos nëse kapaciteti prodhues është i kufizuar.
Këtë javë u fol se Kina mund të goditet me më shumë sanksione duke kufizuar eksportet e çipeve drejt vendit me popullsinë më të madhe në botë. Pas SHBA-së, vende të tjera si Holanda dhe Japonia pritet të aplikojnë sanksione. /PCWorld Albanian