Një diplomat i lartë kinez ka hedhur poshtë zërat se vendi i tij po i anashkalon sanksionet ndaj Rusisë, një ditë pasi udhëheqësit e BE-së paralajmëruan Kinën që të mos e bënte këtë.
Wang Lutong, nga ministria e jashtme e Kinës, tha se Pekini po ndihmonte ekonominë globale përmes tregtisë së vazhdueshme me Rusinë.
Por vendet perëndimore kanë shprehur shqetësime për hezitimin e Pekinit për të dënuar pushtimin e Rusisë dhe kanë frikë se Pekini mund t’i ofrojë mbështetje Rusisë për të pakësuar ndikimin e sanksioneve.
Të premten, shefja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen paralajmëroi se sektori i biznesit në Evropë po vëzhgon nga afër veprimet e Kinës.