Kina kërkon “raporte të shëndetshme” me SHBA

November 8, 2024
1 minut lexim

Kreu i shtetit në Kinë dhe njëkohësisht kryetar i partisë komuniste, Xi Jinping i tërhoqi vëmendjen Donald Trump pas rizgjedhjes president i SHBA-së që të mos ndjekë kurs konfrontues. Historia ka treguar, që Republika Popullore e Kinës dhe SHBA-ja përfitojnë nga bashkëpunimi, ndërsa grindja i dëmton të dy vendet, tha Xi në mesazhin e urimit që i drejtoi Trump, sikurse njoftojnë mediet shtetërore kineze.

Trump dhe Xi zhvillojnë një bisedë telefonike

Një “marrëdhënie e qendrueshme dhe e shëndetshme” ndërmjet Pekinit dhe Uashingtonit është edhe ajo çfarë pret bashkësia ndërkombëtare. Kina shpreson, që mosmarrëveshjet “të trajtohen ashtu siç duhet” dhe të ruhet një komportim “korrekt” ndaj njeri-tjetrit. Sipas televizionit të SHBA-së CNN Trump dhe Xi kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Raporte të tensionuara

Në mandatin e parë si president i SHBA Trump ndoqi një kurs të ashpër kundrejt Kinës. Gjatë fushatës elektorale ai kërcënoi tani me dogana të mëtejshme ndaj produkteve kineze, gjë që mund të ketë pasoja ndaj tregtisë botërore. Barrierat e përforcuara tregtare nga dy këto vende prej kohësh janë duke i rënduar raportet mes tyre./DW

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Studimi: Nuk do të besoni se sa njerëz bëjnë seks gjatë vozitjes

Story i radhës

Studimi: Personat e lindur para kohe kanë arritje me të ulëta arsimore dhe të ardhura më të ulëta deri në moshën 28 ​​vjeç

Të fundit nga

ShkoLartë