Kina kalon SHBA për nga kërkimi shkencor

min lexim

Kina ka parakaluar SHBA si lider në botë i prodhimit të kërkimit shkencor dhe studime me impakt të lartë sipas një raporti të publikuar ditën e sotme nga Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë së Japonisë.

Raporti i publikuar nga Instituti i Shkencave dhe Politikave Teknologjike gjeti se Kina tashmë publikon numrin më të lartë të letrave kërkimore çdo vit ndjekur nga SHBA-ja dhe Gjermania.

Statistikat janë të bazuar për periudhën 2018-2020 dhe të dhënat janë përpiluar nga firma analitike Clarivate.

Raporti gjeti se hulumtimet Kineze përbënin 27.2% të 1% të letrave më të cituara. Numri i citimeve të një letre kërkimore përdoret si matës në botën e akademisë.

Hulumtimet e SHBA-ve zinin 24.9% të 1% të letrave më të cituara ndërsa Britani vetëm 5.5%. Kina publikon çdo vit 407,181 letra kërkimore ndjekur nga SHBA-ja me 293,434.

Vetëm Kina përbën 23.4% të kërkim në mbarë botën. Raporti u bë publik ditën kur presidenti Amerikan Joe Biden nënshkroi një akt i cili autorizon një paketë ndihmëse prej 200 miliardë dollarë për ta bërë Amerikën më konkurruese në kërkimet shkencore. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kërkon shpjegim për rastin me Muaremin – Joveski pret që Ruskovska të kthehet nga pushimet

Story i radhës

Momenti i vetëm kur Fifi tërhiqet në lidhjen me Adisin: propozimi

Të fundit nga