Kina: Jemi në koordinim me SHBA-në për rifillimin e komunikimit ushtarak të nivelit të lartë

November 30, 2023
1 minut lexim

Kina njoftoi të enjten për bashkëpunimin e saj me SHBA-në për rivendosjen e komunikimit ushtarak të nivelit të lartë, transmeton Anadolu.

“Kina dhe autoritetet e mbrojtjes amerikane po komunikojnë dhe bashkërendojnë për rifillimin e komunikimeve ushtarake të nivelit të lartë”, deklaroi Ministria kineze e Mbrojtjes, sipas China Daily me bazë në Pekin.

Pekini ndërpreu komunikimin ushtarak të nivelit të lartë me Pentagonin pasi kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, bëri një udhëtim të paparalajmëruar në gusht të vitit të kaluar në Tajvan, të cilin Kina e konsideron “provincën e saj të shkëputur”.

Sinjali për rifillimin e dialogut të nivelit të lartë vjen pasi presidenti i Kinës, Xi Jinping, bëri një vizitë zyrtare në SHBA në fillim të këtij muaji, ku u takua me homologun e tij Joe Biden.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Lavrov tejkaloi mediat, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve

Story i radhës

Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Fier/ “U asfiksova nga tymi, rashë në korridor”, të moshuarit rrëfejnë momentet e panikut: Duam të kthehemi në azil!

Të fundit nga

Klubi anglez mban ‘takim urgjent’ me UEFA-n

Klubi i Ligës Premier, Crystal Palace, do të zhvillojë bisedime me UEFA-n rreth pjesëmarrjes së tyre në garat evropiane sezonin e ardhshëm, për shkak të një shkeljeje të mundshme të rregullave për
sqmken
ShkoLartë