Kina izolon Wuhanin, tri vjet pas rastit të parë me COVID-19

October 27, 2022
1 minut lexim

Qytetet kineze nga Wuhani në qendër të Kinës deri në Xining po vendosin kufizimet kundër COVID-19, po mbyllin distriktet dhe po hedhin miliona në ankth në përpjekje për ta ndaluar përhapjen e virusit, shkruan The Guardian.

Kina të enjten raportoi ditën e tretë radhazi me mbi 1000 raste pozitive me koronavirus.

Wuhani, zona e parë në botë ku shpërtheu COVID-i, raportoi 20-25 të infektuar përgjatë javës. Autoritetet lokale urdhëruan mbi 800,000 persona në një distrikt të qëndronin nëpër shtëpia deri më 30 tetor.

Wuhani suspendoi shitjen e mishit të derrit në disa pjesë të qytetit, me arsyetimin se një rast pozitiv ishte lidhur me zinxhirin furnizues.

Rastet me koronavirus në Kinë kanë qenë të ulëta sipas standardeve globale, por masat e saj ultra të rrepta të kontrollit kundër variantit shumë të transmetueshëm, Omicron, kanë rënduar rëndë ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe kanë tronditur tregjet financiare.

Të tjera qytete në Kinë po ashtu kanë futur në fuqi kufizime të reja këtë javë.

Kina vazhdimisht është zotuar të tregojë zero tolerancë në përgjigjen ndaj COVID-19 dhe të implementojë çfarëdo masash që vendosin autoritetet.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kasami-Mickoskit: Nuk është momenti të flasim për Badenterin dhe Balancuesin

Story i radhës

Kryeministri grek, Mitsotakis: Erdogan po helmon popullin turk me gënjeshtra kundër Greqisë

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë