Kina i bën thirrje Rusisë dhe Ukrainës të deeskalojnë situatën së bashku

July 25, 2023
1 minut lexim

Kina u bëri thirrje të gjitha palëve që të punojnë për të “deeskaluar situatën së bashku” në Ukrainë, pas njoftimit të SHBA-së se po dërgon municione thërrmuese në Ukrainë, transmeton Anadolu.

“Furnizimi i papërgjegjshëm i municioneve thërrmuese mund të sjellë lehtësisht probleme humanitare”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.

Duke u bërë thirrje të gjitha palëve përkatëse të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të mbrojnë sigurinë e gazetarëve dhe civilëve të tjerë, ajo tha se “shpresojmë që të gjitha palët të punojnë për një zgjidhje politike të krizës në Ukrainë dhe së bashku të deeskalojnë situatën”.

Komentet e saj vijnë pasi gazetari i RIA Novosti, Rostislav Zhuravlev, u vra në një sulm me municione thërrmuese ukrainase.

Lidhur me dorëzimin e artikujve nga Kina në Rusi, të cilat mund të përdoren si pajisje ushtarake në Ukrainë, ajo tha se “Kina trajton gjithmonë eksportet e artikujve ushtarakë në një mënyrë të kujdesshme dhe të përgjegjshme dhe vepron në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret e brendshme dhe detyrimet ndërkombëtare”.

Zëdhënësja Mao gjithashtu theksoi se Kina nuk e krijoi krizën në Ukrainë dhe nuk është palë në të, duke shtuar: “Qëndrimi ynë ka qenë objektiv dhe i drejtë”.

“Kjo është në kontrast të fortë me aktet e disa vendeve të NATO-s që vazhdojnë t’i hedhin zjarrit benzinë”, tha ajo, duke shtuar se dialogu dhe negociatat janë e vetmja rrugëdalje e mundshme për krizën në Ukrainë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cara Delevigne, e lumtur me ndryshimet që i ka bërë në jetë

Story i radhës

Vojvoda drejt transferimit te Hellas Verona

Të fundit nga

ShkoLartë