kimmich i nervozuar pas humbjes ndaj bochum performanca me e keqe e sezonit per ne 620841efada31

Kimmich i nervozuar pas humbjes ndaj Bochum: Performanca më e keqe e sezonit për ne

February 12, 2022
1 minut lexim

Joshua Kimmich nuk ka kursyer kritikat për veten dhe skuadrën e tij.

Mesfushori/mbrojtësi i krahut i Bayern Munich dhe kombëtares së Gjermanisë, Joshua Kimmich ka dhënë komentet e tij për ndeshjen e sotme.

Bavarezët u mposhtën me rezultatin 4:2 ndaj Bochum, në një ndeshje që befasoi të gjithë. Këtë, Kimmich e konsideron si ndeshjen më të dobët të sezonit të skuadrës së tij.

“Ne bëmë performancën më të dobët të sezonit. Ne na mungoi gjithçka që duhet për të fituar një ndeshje”, ka thënë Kimmich.

“Ne duhet të pyesim veten nëse ky është mentaliteti i Bayern. Po ndodh shumë shpesh tani. Nuk shihja diçka të tillë te Bayern më parë”, shtoi gjermani.

Bayern vazhdojnë të jenë liderët e tabelës në Bundesliga, por sigurisht humbja sot lë shije të hidhur. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

tri komuna mbesin pa uje te pijshem 62084057488ba
Story i mëparshëm

​Tri komuna mbesin pa ujë të pijshëm

protestat e kamionisteve 7000 police rrethojne parisin 6208422d723b6
Story i radhës

Protestat e kamionistëve: 7000 policë rrethojnë Parisin

Të fundit nga

Dembele gëzon PSG-në

Paris Saint-Germain ka marrë një lajm pozitiv para ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales në Champions League ndaj Arsenal, pasi sulmuesi francez Ousmane Dembele është rikthyer në stërvitje me skuadrën. Dembele, i cili
ShkoLartë