Kim Kardashian ka vendosur të zvogëlojë ato për të cilat u bë kaq e famshme, të pasmet e mëdha.
Miq pranë Kimit kanë zbuluar se ajo ka ndaluar procesin e BBL. BBL është një procedurë kirurgjikale ku dhjami hiqet nga një zonë tjetër e trupit, ijet ose barku dhe injektohet në zonën e të pasmeve.
“Kim kurrë nuk kishte implante, ishte një transferim dhjami në të pasmet e saj. Ajo nuk ka bërë më transferim të dhjamit dhe e ka lënë të zvogëlohet natyrshëm teksa humbet peshë.
Kanye e pëlqeu atë pamje, por i dashuri i ri Pete Davidson thjesht dëshiron që ajo të jetë e lumtur dhe e do atë sido që të duket. Ajo ka kaluar një ndryshim të madh në jetë me divorcin dhe dëshiron që një pamje e re të shkojë me jetën e saj të re”, tha burimi për The Sun.