Kim Kardashian nuk i lë vend imagjinatës/ Provokon me fotot seksi

min lexim

Kim Kardashian dhe fotot e nxehta provokuese janë dy gjëra që jetojnë në simbiozë.

Kim do sjellë shumë shpejt koleksionin e saj të ri të të brendshmeve SKIMS dhe tashmë ka filluar prezantimin e tij në rrjetet sociale. 41 vjeçarja ndezi rrjetin e veshur me reçipeta të bardha, me gjysmë-geta të tejdukshme dhe mbathje të bardha.

Kim provokoi me pozat e saj teksa flokët bjonde i kishte lënë natyralë dhe kishte zgjedhur një makeup minimalist. Sigurisht shumë vëmendje morën edhe format e saj, teksa Kim është dobësuar goxha që prej MET Galas kur humbi 7 kilogramë për 3 javë.

Image

Kim Kardashian

Ka zëra se i dashuri i saj Pete Davidson do jetë pjesë e koleksionit të ri kështu që përgatituni për disa foto romantike dhe të nxehta në çift. Kim filloi të dilte me komedianin 28-vjeçar pasi mori pjesë në ‘Saturday Night Live’ në tetor dhe ndërsa ai u largua nga emisioni pak javë më parë.

Image

Kim Kardashian

Kim ka treguar gjatë një episodi të “The Kardashians” se ai i tha asaj ‘do të rritej me të’ dhe se ajo do të fiksohej pas tij brenda katër muajve nëse i jepte një shans. Gjatë episodit të tetë të The Kardashians, Kim pranoi se nuk ishte në kërkim të një romance kur u lidh me Pete, teksa la të kuptohej se kishte jetën seksuale më të seç ka patur ndonjëherë. “Kur mbusha 40 vjeç, të gjithë thonë se është seksi më i mirë i jetës tënde. Dhe deri më tani…”

Image

Kim Kardashian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dyshja Vuçiq-Rama, le ta lozin “Vallen e Kozares” të Titos, por jo në Kosovë!

Story i radhës

Eriksen drejt rikthimit te ish-skuadra e tij

Të fundit nga