Kim Kardashian: Kanye donte të linte gjithçka për të qenë stilisti im

April 12, 2022
1 minut lexim

Në episodin e parë të “The Kardashians”, Kim Kardashian na ka treguar një copëz nga jeta e saj me ish-bashkëshortin Kanye West, para se të lidhej me të dashurin aktual, Pete Davidson.

Themeluesja e “SKIMS” shihet në video teksa i thotë shoqes së saj ndërsa po zgjidhte pamjet për një paraqitje në emisionin “Saturday Night Live”:

“Kanye dëshiron të heqë dorë nga gjithçka dhe të jetë stilisti im“.

Ylli i “The Keeping Up With The Kardashians”, 41 vjeç, filloi të takohej me komedianin e “Saturday Night Live”, 28 vjeç, në fund të vitit të kaluar dhe shpejt u përfshi në një ‘grindje’ virtuale të ashpër publike me ish-bashkëshortin e saj, 44 vjeç.

Kujtojmë se Kanye dhe Kim s’janë më bashkë dhe interneti u mor gjerë e gjatë me divorcin e tyre.

Teksa Kim shijon romancën e saj të re me Pete Davidson, po ashtu Kanye ka nisur një lidhje të re me Chaney Jones.

Mirëpo, dy ish-partnerët kanë pasur vazhdimisht “gërricje” mes tyre dhe në të shumtën e rasteve për fëmijët.

Reperi akuzonte yllin e “KUWTK” se nuk e lejoi të shohë e të takojë fëmijët e tij, mirëpo gjërat sot mes tyre janë zgjidhur.

Pasi e ka kuptuar gabimin, Kanye i ka premtuar Kim-it se nuk do ta shqetësojë më, nuk do të bëjë deklarata publike për të dhe Pete, do të përpiqet të bashkëpunojë sa më mirë në rritjen e fëmijëve dhe do të largohet për pak kohë për t’u kuruar (s’dihet si).

Kim Kardashian dhe ish-bashkeshorti i saj, Kanye West janë parë së bashku gjatë fundjavës për të mbështetur djalin e tyre në ndeshjen e tij të futbollit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arrestohet dhe burgoset aktivisti opozitar rus

Story i radhës

Horoskopi ditor, e mërkure 13 Prill 2022

Të fundit nga

PSG e interesuar për Victor Osimhen

Raporte nga Franca sugjerojnë se Paris Saint-Germain ka kontaktuar Napolin për të diskutuar mundësinë e transferimit të sulmuesit nigerian, Victor Osimhen, në merkaton e janarit. Sipas RMC Sport, një kërkesë e parë
ShkoLartë