Kim Kardashian dhe Kanye West ritakohen për një arsye të fortë, mungon Pete Davidson

min lexim

Kim Kardashian dhe Kanye West e lënë mënjanë distancën kur është fjala për fëmijët e tyre. Ndonëse i kanë dhënë fund prej kohësh marrëdhënies së tyre, këtë fundjavë janë parë bashkë për të parë ndeshjen e basketbollit të vajzës së tyre 9-vjeçare North.

Fotot, të cilat janë publikuar nga TMZ, tregojnë 41-vjeçaren e reality show-t dhe reperin 45-vjeçar, të fokusuar te çdo lëvizje që bënte e bija, pa shqetësimin e paparacëve rreth e rrotull.

Sipas burimeve të TMZ, asnjë nga prindërit e famshëm nuk bëri ndonjë skenë të jashtëzakonshme duke brohoritur apo duke bërë tifozllëk. Megjithatë, folën me njëri-tjetrin disa herë gjatë gjithë lojës.

I dashuri i Kim, Pete Davidson, 28-vjeçar, nuk është parë askund, dhe kjo mund të ishte një zgjidhje e mirë.

Kanye e ka bërë shumë të qartë se nuk e aprovon “Keten”, siç quhen ata, dhe as ish-humoristin e ‘Saturday Night Live’ që kalon kohë me katër fëmijët e tij. Në mars, ai postoi në Instagram disa nga shakatë e mëparshme të Pete-s për fëmijët, me qëllim që ato ishin “një arsye tjetër pse SKETE duhet të qëndrojë larg” fëmijëve të tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

La Liverpoolin, Mane zbulon arsyen pse iu bashkua Bayernit

Story i radhës

​Teksas, shkolla në të cilën u vranë 19 nxënës do të prishet

Të fundit nga