Kim Jong Un vazhdon vizitën në Rusi

min lexim

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, inspektoi të shtunën avionët bombardues strategjikë rusë me aftësi bërthamore, raketat hipersonike dhe anijet luftarake, i shoqëruar nga ministri i mbrojtjes i presidentit Vladimir Putin, Sergei Shoigu.

Ministri Shoigu e priti udhëheqësin koreano-verior në aeroportin Knevichi të Rusisë, rreth 50 km nga qyteti port i Paqësorit, Vladivostok.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut druhen se ripërtëritja e miqësisë së Moskës me Phenianin mund t’i japë Koresë së Veriut qasje tek disa prej raketave dhe teknologjive të tjera kritike të Rusisë, ndërkohë që vendi komunist mund të furnizojë Rusinë me armë për luftën e saj në Ukrainë.

Uashingtoni dhe Seuli thanë të premten se bashkëpunimi ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Rusisë do të shkelte sanksionet e OKB-së kundër Phenianit dhe se aleatët do të kundërgjigjeshin nëse një gjë e tillë materializohet.

Ambasadori i Rusisë në Korenë e Veriut, Alexander Matsegora, u tha gazetarëve se programi i udhheqësit koreano-verior Kim ishte “shumë intensiv” dhe se nuk ishte ende e qartë se sa do të qëndronte në Rusi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA./VOA

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nënkryetarja e Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjancic, merr pjesë në Camp Fest Kosova

Story i radhës

Ulpiana fiton

Të fundit nga