Kim Jong-un bëhet i gjallë – uron Mbretëreshën britanike në shënimin e 70 vjetorit në fron

June 2, 2022
1 minut lexim

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un i ka dërguar letër Mbretëreshës britanike, Elizabeta e Dytë, për ta uruar në shënimin e 70 vjetorit në fron.

Sipas medieve të huaja, udhëheqësi veri-korean është më i fundit, dhe ndoshta prej udhëheqësve më të papritur në botë që do të shënonte Jubileun e Platinit.

Përmbajtja e saktë e letrës së tij ende nuk është zbuluar, transmeton Telegrafi.

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut thjesht konfirmoi në faqen e saj të internetit se Jong-un dërgoi një letër “që uron Mbretëreshën dhe popullin britanik”.

Kjo vjen derisa tensionet midis Koresë së Veriut dhe Perëndimit vazhdojnë të rriten pasi numri i testeve bërthamore të vendit është rritur.

Vetëm javën e kaluar, regjimi i Jong-un lëshoi tre raketa drejt detit.

Testet u zhvilluan vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Joe Biden u largua nga Azia, ku ai premtoi të forconte masat për të penguar shtetin e armatosur bërthamor.

Ndryshe, Mbretëresha Elizabeta e Dytë është monarkja e parë britanike që ka arritur 70 vjet në fron – që njihet ndryshe si Jubile Platini. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kosova garon me Distria Krasniqin

Story i radhës

Nuk ka marrëveshje me Qeverinë për paga më të larta, LSM do të organizojë grevë të përgjithshme

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë