As provat shtesë nuk kanë bërë efekt që Ekuadori të mbetet jashtë Botërorit “Katar 2022”.
Para pak ditësh “Daily Mail” raportoi se kishte edhe audio ku provohej për falsifikimet e Byron Castillo dhe çështja shkoi në Komisionin e Apelit të FIFA-s.
Gjithsesi mbeti në fuqi vendimi i Komisionit Disiplinor dhe Ekuadori do të jetë në “Katar 2022”, pavarësisht pretendimeve të Kilit se kishin aktivizuar Castillo, i cili u tha se kishte falsifikuar dokumentacionet dhe ishte kthyer nga kolumbian në ekuadorian.
Beteja ligjore mund të vijojë në CAS, por FIFA e njeh si mbajtës të shtetësisë ekuadoriane Castillo dhe nuk ka shkelje.