kika perforcohet me nje sulmues 64df8c8ec2ffb

Kika përforcohet me një sulmues 

August 18, 2023
1 minut lexim

Kika e Hogoshtit është e gatshme për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Kika ka përforcuar radhët me sulmuesin Ismet Hamdiu.

Skuadra nga Hogoshti ka synime që të shënojë rezultate sa më të mira në këtë rang të garave.

“Këmbëshpejti Ismet Hamdiu i bashkohet KF Kikës.

KF Kika ka kënaqësinë të njoftoj se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit këmbëshpejtë Ismet Hamdiu.

Talenti 21-vjeçar ka nënshkruar kontratë me klubin tonë për sezonin 2023/2024.

Hamdiu më herët ka qenë pjesë e SC Gjilanit, KF Llapit, KF Vitisë dhe Vllaznisë së Pozheranit.

Ai luan në të dy krahët e sulmit dhe njihet për depërtimet e tij të shpejta”, njofton KF Kika.

Në hapje Kika do të ndeshet në Prishtinë me Flamurtarin, ku synojnë rezultat të favorshëm.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

mendoni se te ardhurat nuk mjaftojne me keto 5 metoda do arrini te kurseni edhe disa para ne fund te muajit 64df8aecc59e7
Story i mëparshëm

Mendoni se të ardhurat nuk mjaftojnë? Me këto 5 metoda do arrini të kurseni edhe disa para në fund të muajit

arrestimet per sterilizimin berisha vendimet ishin ne sirtar i urdheroi rama 64df8c93d9029
Story i radhës

Arrestimet për sterilizimin, Berisha: Vendimet ishin në sirtar, i urdhëroi Rama

Të fundit nga

ShkoLartë