kika krasniqi fidanet e shartuara prodhojne dyfish fruta 67ee3b6089cad

Kika – Krasniqi: Fidanët e shartuara prodhojnë dyfish fruta

April 3, 2025
min lexim

Ekspertët e Bujqësisë po konsiderojnë se fidanët e shartuara prodhojnë dyfish, madje ata thonë se pastrojnë tokën nga kimikatet, po ashtu shartimi i fidanëve, sipas tyre, përmirëson sistemin rrënjor të bimës dhe e rritë imunitetin e bimës ndaj sëmundjeve.

Albina Kika – Krasniqi,  e cila ligjëron perimtarinë  në fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë,  thotë se punimi i saj shkencorë ka qenë i fokusuar  rreth ndikimit të shartimit të kultivarëve të specit në parametrat morfologjik, në kualitetin dhe rendiment të tyre. Ajo thotë për emisionin ‘Toka’ në RTK thotë se shartimi me metoda tradicionale ka filluar që nga viti 1920.

“ Asokohe  me forma tradicionale dhe sot me forma të avancuara, shartimi i fidanëve fillimisht kryhet për të përmirësuar sistemin rrënjor të bimëve dhe vetitë e saj. Siç e dimë speci dhe disa lloje të tjera kanë sistemin e rrënjëzuar të ceket dhe nuk kanë mundësi të marrin materiet ushqyese në thellësi. Prandaj, bëhet shartimi si ndihmesë për të zhvilluar sistemin rrënjor dhe për t’i mundësuar bimës që sa më shumë të thith materiet ushqyese”, thotë Kika-Krasniqi.

Ajo thotë se përveç përmirësimit rrënjor, shartimi rrit edhe imunitetin e bimës ndaj sëmundjeve të ndryshme.

“Shartimi përmirëson dukshëm edhe vetitë tjera morfologjike të bimës dhe e bënë një tolerancë ndaj sëmundjeve të tokës, sepse Kosova ka probleme me kripëzimin e tokës dhe bimët e shartuara janë më rezistente ndaj krypëzimi dhe përmirësojnë kualitetin e prodhimit”, thotë Kika-Krasniqi për emisionin ‘Toka’ në RTK.

Tutje thotë ajo se imuniteti i lartë ndaj sëmundjeve te fidanët e shartuara, pakëson përdorimin e preparateve të ndryshme si në luftimin e mundjeve e po ashtu edhe në plehërimin e tyre.

Ajo thotë se janë tri forma të shartimit të cilat aplikohen më tepër në botë, po0rse sipas saj, forma e cila njihet me emrin ‘Tub’ duket më e pëlqyeshme dhe më e zbatueshme nga fermerët.

Në anën tjetër, rëndësinë  komerciale dhe shëndetësore  të fidanëve të shartuara, tash e disa vite, e ka kuptuar,  Driton Havolli nga fshati Resnik i Klinës, i cili është ndër prodhuesit më të mëdhenj të fidanëve në Kosovë. 

Madje, ai është  prodhuesi dhe kultivuesi i parë i fidanëve të shartuara në vend, fillimisht me formë klasike derisa dy vitet e fundit,  në formë të avancuar.

“Përparësitë shëndetësore dhe komerciale të fidanëve të shartuara, i kam kuptuar vite më parë në Evropë, por  në mungesë të kushteve financiare, nuk kam mundur ta zbatojë këtë metodë më herët në Kosovë. Fillimisht kam aplikuar formën me afrim e cila është më klasike, derisa tashmë zbatoj formën ‘Tub’ e cila prodhon fruta më të shumtë dhe më cilësorë”, thotë emisionin ‘Toka’ në RTK Driton Havolli nga fshati Resnik i Klinës.

 E rëndësishme në këtë proces, sipas Havollit është higjiena.

“Një fidan i kontaminuar gjatë procesit të shartimit, mund të kontaminojë të gjitha fidanët e tjera në serë. Nëse përdoret nënshartesa cilësore dhe fermeri ka qasje profesionale,  atëherë fidanët e shartuara, mund të kultivohen pa përdorur fare preparate”, thotë Havolli.

Ai thotë se përveç prodhimtarisë së lartë, fidanët e shartuara rrisin edhe afatin e vjeljes.

 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

parashikimi i motit per sot 3 prill 2025 67ee31bda9474
Story i mëparshëm

Parashikimi i motit për sot, 3 prill 2025

kur zhvillohet el clasico e trete e sezonit 67ee3edd1f27a
Story i radhës

Kur zhvillohet El Clasico e tretë e sezonit?

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë