kica xhelili per haxhiun nje person i cili shkel kushtetuten ne vazhdimesi dhe ndjen krenari eshte i padenje per te perfaqesuar legjislativin 68095e0ed2bc0

Kica-Xhelili për Haxhiun: Një person i cili shkel Kushtetutën në vazhdimësi dhe ndjen krenari, është i padenjë për të përfaqësuar Legjislativin

April 23, 2025
1 minut lexim

Doarsa Kica-Xhelili, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), në një përballje me analistin Viktor Buzhala lidhur me nominimin e Albulena Haxhiut për të paren e Kuvendit ka thënë se nuk është e denjë për atë pozitë sepse është shkelëse e Kushtetutës dhe në të njëjtën kohë sillet me krenari.

Viktor Buzhala është shprehur se Haxhiu është gruaja më e votuar në Kosovë dhe se është e denjë për pozitën e kryekuvendares.

Ndërsa Kica-Xhelili ka thënë se ajo nuk e përfaqëson votuesin e LDK-së andaj kryetari i Kuvendit duhet të përfaqësoj unitetin politik.

“Ajo përfaqëson votuesit e saj, krejt legjitime sikurse që unë që përfaqësoj votuesit e mi…shumë mirë që ajo paska kënd ta përfaqësoj por nuk e përfaqëson votuesin e LDK-së, për këtë punë jam unë dhe votuesi i LDK-së nuk pranon kompromise… unë thash  e pa-dinjitetshme për me qenë kryetare e Kuvendit absolutisht sepse një person i cili shkel Kushtetutën në vazhdimësi dhe ndjen krenari mbi këtë shkelje është i padenjë për të përfaqësuar Legjislativin si pushtet të ndarë në Kosovë dhe nuk di si ta them këtë më qartë”, ka thënë ajo.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

te vjen zor gjysma e qeverise ne burg tom doshi njerezit qe vjedhin qytetaret nuk na perkasin ne 680954ade9f72
Story i mëparshëm

“Të vjen zor, gjysma e qeverisë në burg”/ Tom Doshi: Njerëzit që vjedhin qytetarët nuk na përkasin ne

cmend gjigantet e anglise 680961ce8927d
Story i radhës

Çmend gjigantët e Anglisë

Të fundit nga

LSDM kundër Sllaveskit si guvernator

19 Shkup, 22 maj – Opozitarja LSDM nuk do ta përkrahë propozimin që Trajko Sllaveski të jetë guvernatori i ri i Bankës popullore. Koordinatori i grupit të deputetëve Oliver Spasovski shpjegoi se
ShkoLartë