Ahmet Petrova – Hysenaj, ndërroi jetë me 4 shkurt të këtij viti, por kontributi i tij me dekada është motiv shtesë për klubin e hendbollit Ferizaj (femrat), me kryetar Xhavit Morina.
Ferizaj përkatësisht palestra “Bill Clinton” është mikpritëse e Kupës së Kosovës pikërisht me 14-15 maj.
“Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, organizimin e Kupës së Republikës, apo, siç njihet ndryshe “Final Four”, ia beson KHF Ferizaj.
Kjo ngjarje e madhe sportive e këtij niveli, ndodh për herë të parë në qytetin tonë.
“Final Four”, mbahet me datën 14 dhe 15.maj.2022.
Ekipet që marrin pjesë në gjysmëfinale;
Kategoria e meshkujve: KH Besa Famgas – KH Prishtina; KH Deçani – KH Kastrioti/
Kategoria e femrave: KHF Istogu – KHF Prishtina; KHF Vushtrria – KHF Ferizaj.
Motivi ynë si klub, në organizimin e kësaj ngjarje të madhe sportive, është të kujtojmë dhe të kultivojmë vlerat e njeriut që bëri shumë për hendbollin ferizajas dhe më gjerë, kryetarin tashmë të ndjerë Ahmet Hysenaj – Petrova”, shkruan në faqen e KHF Ferizaj.