Klubi i Hendbollit “Çair”, në konkurencën e femrave, ka mbyllur përgatitjet para përballjes me skuadrën nga Izraeli, “Makabi Ramat Gan”, në kuadër të Kupës Evropiane. Hendbollistet Gliçkovska dhe Rahmani, u shprehën optimiste për një fitore në takimin e parë që zhvillohen në Shkup, ndërsa trajneri Latifi beson se për të arritur një rezultat pozitiv, duhet përkrahje e publikut dhe koncetrim maksimal. Sfida në mes mes Çairit dhe Makabi Ramat Gan, do të zhvillohet të dielën, në orën 18.00
Klubi i hendbollit “Çair”, në konkurencën e femrave, ka mbyllur përgatitjet dhe është gati për të zhvilluar sfidën e radhës në Kupën “EHF”, ku përball saj do të rreshtohet skuadra izraelite e “Makabi Ramat Gan”. Trajneri Basri Latifi, ka analizuar ekipin izraelit, pasi që i njëjti eliminoi skuadrën e Kumanovës, nënkampionen e Maqedonisë.
“Shpresojmë se do e kalojmë këtë xhiro, ndoshta e rëndë për ne, jo në aspekt se nuk kemi përvojë se është viti i tretë, në të cilin marrim pjesë në Kupën EHF. Mirëpo sivjet kemi arritur pak më tepër rezultat dhe shpresojmë të kalojmë edhe këtë xhiro, që të jemi edhe ekipi i parë pas Kometal Gjorçe Petrovit që kalon në ¼ e finales dhe 1/8 e finales. Kemi analizuar klubin Makabi Ramat Gan. Është një ekip me hendbollistet ndërkombëtare, një ekip që ka përvojë dhe është nënkampion i Izraelit…Mendojë dhe shpresoje se do të kualifikohemi më tej.”
Kapitenia Lenora Rahmani dhe kolegia e saj, Teodora Gliçkovska, respektojnë kundërshtarin e radhës dhe besojnë se me lojë ekipore dhe përkrahjen e publikut, do të arrijnë të kalojnë këtë pengesë në rrugëtimin evropian.
“Sinqerisht e dëshirojmë fitoren në këtë përballje, pasi që do të ishte me mjaft rëndësi për ne. Mendojë se kemi energji të mjaftueshme dhe dëshirë për një ndeshje të tillë dhe një shtesë e madhe do të jetë edhe fakti se luajmë para publikut tonë. Ata kanë më shumë eksperiencë dhe janë më të moshuara, mirëpo me lojën tonë të shpejtë, nuk do të kemi vështirësi në përballjen e nesërme.”
“Skuadra e Kumanovës ka luajtur kundër kësaj skuadre, ndaj Makabit dhe kanë qenë të të njëjtit nivel. Ndeshja e parë ishte baraz dhe në fund kanë humbur sfidën për një gol. Dhe duke parë atë ndeshje, ne jemi fokusuar dhe kemi analizuar pikërisht atë ndeshje dhe besoj që ajo në ka treguar se jemi në nivel me Makabin dhe kjo na ka motivuar edhe më shumë.”
Përballja në mes Klubit të hendbollit “Çair” dhe “Makabi Ramat Gan” do të zhvillohet në palestrën sportive në “Autokomandë”, në orën 18.00.