KFOR-i ka uruar Shqipërinë për 110-vjetorin e pavarësisë. Në urimin e këtij misioni të NATO-s në Kosovë përmendet që Shqipëria është anëtare e Aleancës Veri-Atlantike që prej vitit 2009.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë për Shqipërinë, aleatin dhe mikun tonë. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe kontribuon me më shumë se 50 ushtarë në misionin e KFOR-it”, thuhet në urim.
Shqiptarët sot shënojnë 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, e shpallur më 28 nëntor të vitit 1912 në Vlorë.